Senatorja Klinton largohet nga gara presidenciale
Senatorja Hillari Klinton është tërhequr nga kërkesa e saj për t’u bërë presidentja e parë e Shteteve të Bashkuara. Senatorja Klinton i bëri thirrje masës entuziate të mbështetësve të saj ta ndjekin atë për të mbështetur fushatën elektorale për president të senatorit tjetër demokrat, Barak Obama.“Ju falenderit shumë të gjithëve. Kjo nuk është atmosfera që mendoja, por sigurisht që e pëlqej këtë shoqëri”, theksoi senatorja Hillari Klinton, e cila i dha fund dje kandidaturës së saj për presidente dhe u tha mbështetësve të bashkohen pas senatorit Barak Obama, i cili me rezultat shumë të ngushtë arriti të mund zonjën Klinton për të fituar emërimin e Partisë Demokratike të kandidatit për president. “Tani, rruga për të vazhduar përpjekjet tona, të arrijmë qëllimet për të cilat qëndrojmë, është të përdorim energjinë tonë, pasionin dhe fuqinë tonë dhe të bëjmë çfarë të mundemi të ndihmojmë Barak Obamën të zgjidhet presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara”, deklaroi senatorja amerikane.Pas 54 zgjedhjeve paraprake dhe konferencave partiake dhe 22 debateve, me përfundimin e zgjedhjeve paraprake të së martës në shtetet e Dakotës së Jugut dhe të Montanës, zoti Obama siguroi më shumë se 2100 delegatë të nevojshëm për të siguruar emërimin e partisë. Rreth 18 milion vetë votuan për zonjën Klinton në garën e saj historike për presidente.