E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet me barazim

Kampionati Evropian ‘Euro 2012’ është hapur me barazim. Mikpritësi Polonia i ka ndarë pikët me Greqinë, 1:1, në ndeshjen e parë të këtij evenimenti.

Gola, penallti, kartonë të kuq, e përshkuan këtë duel, i cili pati dy fytyra. Në pjesën e parë, polakët ishin më të mirë, kurse në atë të dytë, kampionët e vitit 2004 u zgjuan nga gjumi dhe e nxorën një pikë.

Robert Lewandowski ka shënuar me kokë në minutën e 17-të, pasi mori një top të mirë nga e djathta, për t’i gëzuar shikuesit e shumtë polakë që gjendeshin në stadium.

Në fund të pjesës së parë, Greqia mbeti pa një lojtar, pasi mbrojtësi Sokratis Papastathopoulos e mori kartonin e kuq, pas dy të verdhëve.

Grekët i befasuan vendësit në minutën e 51-të, kur zëvendësuesi i Sotiris Ninis, Dimitrios Salpingidis shënoi për 1:1.

Portieri polak Wojciech Szczesny u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 69-të, pas ndërhyrjes në zonë ndaj Salpingidis.

Mirëpo, kapiteni Georgios Karagounis e humbi 11 metërshin. Për këtë u përkujdes portieri zëvendësues Przemyslaw Tyton.

Polonia dhe Greqia e morën nga një pikë, në pritje të duelit tjetër të Grupit A, që zhvillohet sonte ndërmjet Rusisë dhe Republikës Çeke.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›