SHBA Superkomisioni perballe sfides se madhe

Ne Kongresin amerikan udheheqesit republikane thone se jane gati te bejne leshime ne ceshtjen e taksave si pjese e nje marreveshjeje te plote per te reduktuar deficitin federal te vendit.
Shenjat e kompromisit te mundshem vazhdojne te shfaqen ne Kongres ku nje i ashtuquajtur superkomision po punon per te shkurtuar me te pakten 12 trilion dollare brenda 10 vjetesh deficitin federal. Afati per arritjen e marreveshjes eshte 23 nentori.
Ne Kongresin politikisht te ndare pesimizmi i meparshem per nje kompromis mbi shkurtimin e deficitit duket se i ka hapur rruge vendosmerise se marreveshja mund te arrihet. Kurrsesi nuk mund te deshtojme thote Senatori republikan Lamar Alexander
Keshtu mendon edhe senatori demokrat Harry Reid.
Pas kembenguljes prej disa muajsh per shkurtime dhe vetem shkurtime te buxhetit republikanet thone se i kane dorezuar superkomisionit nje propozim qe perfshin edhe te ardhurat nga taksa te reja te kombinuara me shkurtime te thella ne programe sociale qe demokratet nuk deshirojne te preken.
Presidenti Barak Obama ka sinjalizuar gatishmerine per te ristrukturuar programet e kushtueshme qe sigurojne te ardhura dhe kujdes shendetesor per pensionistet. Elementet baze te nje kompromisi jane ne formulim e siper thote senatori Alexander.
Sen Lamar Alexander Partia Republikane
Republikanet kane vene te ardhura nga taksat ne tryeze. Demokratet kane vene shkurtime te programeve sociale. Tani kemi nevoje per nje rezultat.
Por raporti mes shkurtimeve buxhetore dhe rritjes se taksave mbetet nje pengese. Demokratet kerkojne qe te dyja keto te behen barabar. Republikanet duan qe perparesi te kete shkurtimi i shpenzimeve. Nderkohe superkomisionit nuk i mbetet shume kohe per kompromis.
Hari Rid udheheqes i shumices ne Senat
Kongresi dhe qeveria ne pergjithesi i bejne gjerat ne minuten e fundit. Dhe minuta e fundit po afrohet me shpejtesi.
Amerikanet e cdo moshe i kane varur shpresat dhe shqetesimet e tyre tek ajo qe pritet te arrije Kongresi.
Trevor Shram student
Natyrisht per brezin tim e ardhmja duket mjaft e zymte tani per shkak te faktit se te dyja palet nuk duket te jene ne gjendje per kompromis dhe per te punuar me njera-tjetren. shte me te vertete e hidhur kur shikon se ne nuk mund te bejme dot asgje per keto vendime qe do te ndikoje ne te ardhmen time.
Frank Kajli punonjes federal
fare mund te bejne ligjvenesit Ata mund te bejne ate qe eshte ne interes te vendit. Ne nuk duam qe ketu ne Shtetet e Bashkuara te ndodhe ajo qe po ndodh ne Evrope.
Ligjvenesit duket se jane te vetedijshem per nje mesazh te tille. Ja cthote udheheqesi i republikaneve te Senatit Mic Mekonell
Mic Mekonell Udheheqes i republikaneve te Senatit
Ne kemi nevoje per nje rezultat. Po ashtuj edhe populli amerikan. Ai meriton nje rezultat dhe une pres qe te arrijme rezultat.
Nese superkomisioni nuk e arrin kompromisin deri me 23 nentor kjo do te shkaktonte automatikisht shkurtime ne fushen e programeve shoqerore dhe te mbrojtjes kombetare.