Prifti fton investitorët turq në Shqipëri
Shqipëria është një nga vendet që ofron një ambient shumë favorizues për investitorët e huaj, ku taksat e aplikuara në Shqipëri, janë nga më të ultat në Evropë, ku aplikimi i taksës së sheshte prej 10 % është një inventivë shumë e fortë investimi. Legjislacioni shqiptar është shumë liberal në raport me investimet e huaja, ku këto të fundit kanë të drejtë të operojnë pa ndonjë leje paraprake për të hapur një aktivitet ekonomik në Shqipëri. Ku ligji ynë, ju garanton të drejta të barabarta dhe mbrojtje të sigurta për investimet e tyre në vendin tonë. Reformat në regjistrimin e shoqërive, kanë shkurtuar në mënyrë drastike burokracitë për të regjistruar një operator ekonomik në Shqipëri, vlerësoi Prifti. Në fjalën e tij, ministri i Energjetikës veçoi faktin se potenciali kryesor, për investime në Shqipëri është fusha e energjisë, kryesisht asaj të rinovueshme, ku aktualisht Shqipëria ka mundësi të mëdha për zhvillimin e hidrocentraleve të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj për shkak të pasurisë së madhe të burimeve hidrike. Qeveria shqiptare ka miratuar rreth 9 zona ekonomike, ku tetë prej tyre kanë statusin e parqeve industriale dhe një, ka statusin e zonës së lirë. Këto zona, shtrihen në pika kyçe të Shqipërisë, ku aksesi pranë transportit detar, apo atij rrugor i shndërron këto Parqe Industriale në zona atraktive për biznesmenët, ku shoqëritë turke, të cilët kanë një eksperiencë të mirë, në fushën e industrisë dhe produkteve të saj, mund të investojnë, dhe të krijojnë një avantazh krahasues duke u vendosur në këto zona, nënvizoi Prifti.
Last Updated on E Premte, 19 Shkurt 2010 22:01