E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hapet panairi ndërkombëtar për Evropën Juglinodre “Ditët e Verës”

11/03/2005  Nano takohet me biznesin

Bizneset e vendeve të Evropës Juglinodre janë mbledhur në Tiranë për edicionin e parë të panairit “Ditët e Verës”. Festa tradicionale e shqiptarëve për të pritur pranverën, këtë herë ka filluar me një panair, ku biznesi i vendeve të Rajonit do tregojë se çfarë është në gjendje të ofrojë. Prezenca e Kryeministrit Fatos Nano, ka shërbyer për hapjen e panairit të organizuar nga nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë e Industrisë, "Klik Ekspo Group" e “Ekspo-Vizion”. Kryeministri Fatos Nano ka përshëndetur biznesmenët pjesëmarres në panair, si dhe zhvilloi një takim me sipërmarrësit, drejtuesit e firmave dhe kompanive tregtare. Në panairin e Evropës Juglindore prezantojnë prodhimet e tyre rreth 200 firma shqiptare si dhe nga Italia, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Spanja etj., ku vend të rëndësishëm zënë artikujt agro-industrialë, makineritë dhe teknologjitë bashkëkohore të sektorit të ndërtimit dhe transportit. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë, jo vetëm ka hapur kufijtë mes vendeve të Ballkanit, por dhe po krijon një treg të madh, ku duket se konkurrenca do të jetë e ashpër. Këtë kanë dashur të tregojnë firmat prezente. “Mbetet akoma shumë për të bërë në përshpejtimin e ritmeve për vënien në eficensë të një kooperimi jo vetëm tregtar”, ka thënë në lidhje me këtë fakt Kryeministi Nano. Kështu duket se në axhendën e qeverisë është thellimi i liberalizimit në fushën e kooperimit industrial, teknologjik, në fushën e politikave të zhvillimit të ndërmarrjeve e rrjeteve të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›