Prishet sërish aparatura e rrezeve
11/03/2005 Pacientët protestojnë
Kobaltoterapia e vjetër është prishur përsëri, ndërsa e reja nuk po vihet në punë ende. Të sëmurëve me tumor po ju shkurtohen ditët nga mosfunksionimi i kësaj aparature. Pacientët protestojnë, pasi kjo prishje-ndreqje e aparaturës, duket si një lojë “kuka-fshehtas”, që bënë shteti me jetët e tyre. Një lajm i tillë dhe stresi, shpresa e tyre bie, duke rënë dhe efekti i barnave që përdorin. Nëse nuk e kryejnë kimioterapinë në kohë, sëmundja përparon. Por, jo vetëm kobaltoterapia, por dhe aparatura e rrezeve për tumoret e lëkurës është i prishur, madje për një kohë të gjatë. Në Qendrën Spitalore Universitare ka mbërritur prej disa muajsh koka e kobaltoterapisë, aparaturës që bënë rreze për të sëmurët me tumor. Kjo aparaturë ka kushtuar totalisht 400 mijë dollarë, aparatura ka mbërritur që në muajin korrik, ndërsa koka ka ardhur në muajin shkurt. Spitali Onkologjik është duke u restauruar dhe bashkë me të edhe një pjesë e aparaturave do të jenë të reja. Në spitalin e rindërtuar një vend i posaçëm është caktuar për këtë aparaturë. Aparatura e re ka mbëritur pas marrëveshjes së shëndetësisë shqiptare me agjencinë atomike INATOM, në Vjenë. Pala shqiptare ka paguar vetëm 15% të shumës së aparaturës, ndërsa pjesa tjetër është dhuratë e kësaj agjencie për vendin tonë. Aparatuta është e tipit Teratron 80, dhe kushton 400 mijë USD. Ajo do të vendoset në bunkerin e ndërtuar enkas për të pranë Spitalit Onkologjik, me fonde të QSUT, rreth 16 milionë lekë. Kjo aparaturë duhej të instalohej nga specialistë të huaj, por asgjë nuk është bërë deri tani. Ndërkohë bashkë me të do të punonte dhe e vjetra, e cila ka vite që më tepër gjendet e prishur sesa e rregulluar.