E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, talibanët lirojnë ekipin televiziv francez

Gazetarët francezë, Stefan Taponie dhe Herve Geskuar, janë larguar nga Kabuli për në Paris, disa orë pasi janë lënë të lirë nga talebanët. Një zyrtar i Ambasadës së Francës ka thënë se të dy gazetarët pritet të arrijnë sot në tokën franceze.

I njëjti zyrtar që ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se gazetarët kanë qenë në gjendje të mirë, mentale dhe shëndetësore.

Kamermani Tapoiner dhe reporteri Geskuar, pjesë e ekipit të rrjetit televiziv shtetëror, France 3, të cilët u morën peng në nëntor të vitit 2009, në malet Kapisa, një rajon në lindje të kryeqytetit afgan, Kabul.

Ata janë transportuar të mërkurën nga Kapisa për në ambasadën franceze në Kabul.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›