E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet procesi ndaj shefit te Qarkullimit Rrugor Krenar Ahmeti

Tirane- Gjykata hap procesin gjyqesor ne ngarkim te shefit te Qarkullimit Rrugor Krenar Ahmeti si dhe dy vartesve te tij, Blenard Vathi dhe Alfons Gjoni. Prokurori i ceshtjes i ka paraqitur gjykates, listen e deshmitareve kunder tre te pandehurve. Plot 11 deshmitare do te japin deklarimet e tyre perpara gjykates. Tre deshmitaret e pare te cilet do te japin deklarimet e tyre ne kete proces gjyqesor jane avokati Agron Bajri, bashkeshortja e tij, prokuroria e Krimeve te Renda Elisabeta Ymeri(Bajri), si dhe kallezuesi tjeter Hekuran Nezaj. Nga ana tjeter avokati mbrojtes i Ahmetit si dhe dy vartesve te tij ne kete proces gjyqesor, ka bere me dije para gjykatesit te ceshtjes Martin Deda se nuk ishte dakord me akuzen, ndersa te gjitha provat sipas tij do t'i paraqiste ne procesin gjyqesor. Avokati i paraqiti gjykates listen e deshmitareve. Nga ana e mbrojtjes eshte kerkuar qe te thirren per te deshmuar ne menyre te tille qe te provohet pafajesia e klienteve te tij, 12 deshmitare, pra nje me shume se akuza. Te gjithe deshmitaret mesohet te jene efektiva policia, te cilet kane qene te pranishem gjate shoqerimeve apo bllokime te mjeteve, te bera qytetareve per te cilat edhe shefi i Qarkullimit Rrugor dyshohet te kete shkelur ligjin. Me tej mbrojtesi i Ahmetit ka shpjeguar se gjate procesit gjyqesor, mund te paraqiste prova te tjera shtese. Vete shefi i qarkullimit rrugor nuk ka qene prezent ne seancen e djeshme pasi mesohet se ai ka pasur pune.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›