E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet rezidenca franceze në Prishtinë

Sot në Prishtinë, me një solemnitet rasti u hap rezidenca e Francës. Në këtë solemnitet mori pjesë edhe kryetarja e vendit Atifete Jahjaga.

Pasi përshëndeti ambasadorin e Francës në vendin tonë Jean François Fitou, presidentja Jahjaga tha se kjo rezidencë, "krahas ambasadës në Kosovë, është me të vërtetë testament i partneritetit tonë dhe miqësisë së çmuar mes dy vendeve dhe popujve tonë".

"Franca ka qenë përkrahëse e fuqishme e pavarësisë së Kosovës, shtetësisë tonë, sovranitetit e integritetit territorial dhe konsolidimit tonë si shtet. Krahas aleatëve tanë të tjerë, Franca ka bërë përpjekje të mëdha diplomatike dhe ushtarake të na ndihmojë ta fitojmë lirinë tonë. Populli i Kosovës do ta mbajë mend gjithmonë imazhin e presidentit Sarkozy një ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës derisa po u shpjegonte studentëve francezë në hartë krijimin e një shteti të ri demokratik dhe multietnik në zemër të Ballkanit. Ne e kemi mbajtur këtë premtim", ka përfunduar ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›