Zarate ende e do Lazion

Mauro Zarate ende e do Lazion dhe do të jetë i lumtur të kthehet në klub, nëse nuk vazhdohet periudha e huazimit në Inter, ka njoftuar menaxheri i tij, vëllai Sergio Zarate.
Sulmuesi ka dështuar të sigurojë vend në ekipin e Nerazzurrëve dhe spekulohet se do të kthehet në Lazio në fund të këtij sezoni.
“Për momentin është vështirë të themi se çka parasheh e ardhmja e Mauros. Ai ende e do Lazion dhe do të jetë i lumtur të qëndrojë në Romë. Në rast se Inter nuk e shfrytëzon opsionin që ka, ai me kënaqësi do të kthehet në Lazio”, deklaroi Sergio Zarate për Radio Mana Mana.