Stefanovic: Kosova do të përfaqësohet me tekstin e fusnotës

Në seancën e Këshillit të parlamentit të Serbisë për Kosovë dhe, Stefanovic ka prezantuar raportin për marrëveshjen për përfaqësim regjional të arritur më 24 shkurt në Bruksel dhe theksoi se rezultat nuk janë ideale, “por janë në pajtim me realitetin dhe japin hapësirë manovruese Serbisë që të luftojë për pjesën e vet të pacenueshme të territorit”, raportojnë mediat serbe.
Stefanovic theksoi se përfaqësuesit e Serbisë kanë braktisur çdo tubim ku ka munguar fusnota nga tabelat e Kosovës, sikurse do të lexohet deklarata se Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë,.”Marrëveshja mundëson asimetrinë plot të Prishtinës. Kosova do të përfaqësohet me yll dhe fusnotë, që sipas tij nënkupton tekstin e Fusnotës.
Kjo zgjidhje ishte më e mirë mundshme. Ka ruajtur rezolutën 1244 dhe Kushtetutën e Serbisë”,tha Stefanovic dhe shtoi se ajo zgjidhje nuk ka të bëjë me asnjë organizatë që kërkon anëtarësim në KB.