Vllaznia shfaq interesim konkret për Nevil Deden
Shkodër - Vllaznia e Shkodrës përparon në negociatat për marrjen e mbrojtësit të njohur, Nevil Dede. Mësohet se dje një përfaqësues i lartë i klubit shkodran është takuar me Deden për të biseduar më konkretisht rreth një transferimi të mundshëm.
Konkretisht për këtë lëvizje pritet të vendoset në ditët në vazhdim. Dede ka përfunduar aventurën e tij në kampionatin e largët kinez me skuadrën e Cangsha Ginden. Megjithëse u përfol se në Kinë i kishin ofruar dy-fishin e shumës që mori në sezonin e fundit, Dede vendos të rikthehet në kampionatin shqiptar.
Për Deden të interesuara ishin edhe ekipet e Tiranës dhe Elbasanit, me të cilat lojtari ka luajtur edhe më parë, por pista e tyre duket e rrëzuar tashmë. Në garë shkodranët duket se kanë vetëm kampionët aktual të Dinamos.