Hapet sezoni me Carmina Buranën
Teatri Komëbtar i Operës dhe Baletit hap sot sezonin artistik me premierën e pjesës vokalo-koreografike “Carmina Burana”. Një vepër e krjuar nga kompozitori gjerman Carl Orff. Koreografia i është besuar koreografit Arian Sukniqi. Për këtë vepër mësohet të jenë angazhuar rreth 150 artistë, balerinë, këngëtarë e aktorë. “Carmina Burana” është një dorëshkrim gjerman i shek.XIII, i muzikuar nga Orff në vititn 1937.