Lirimi i Hoxhës, Ministria nis kontrollin në Prokurori

Aldo Hoxha
Dy inspektorë të Ministrisë së Drejtësisë u paraqitën dje në Prokurorinë e Tiranës dhe tërhoqën nga ky institucion dosjet e mëparshme penale në ngarkim të Aldo Hoxhës, 20-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e Fatbardha Tafës.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, pasi u paraqitën në Prokurorinë e Tiranës, kanë kërkuar t’u jepen në dorëzim materialet e dosjeve penale që bëjnë fjalë për procedimet nr.4102 të vitit 2007, ku Aldo Hoxha është akuzuar për vjedhje dhe rastin e vitit 2010, ku i riu është pandehur për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike. Të dërguarit e Ministrisë së Drejtësisë janë pritur nga zv.prokurori i gatshëm i rrethit, i cili pasi kërkoi materialet në sekretarinë e organit të akuzës, ka dhënë një pjesë të tyre, ndërsa pjesa tjetër do të dorëzohet ditët e ardhshme. Tërheqja e materialeve nga Prokuroria vjen vetëm një ditë pasi Ministria e Drejtësisë deklaroi se do të inspektonte punën e bërë nga gjykatat, burgjet dhe Prokuroria me Aldo Hoxhën, pas të dhënave se ai mund të ishte lehtësuar ose toleruar nga organet e drejtësisë. INSPEKTIMI Një ditë pas kapjes së Aldo Hoxhës nga Policia e Tiranës dhe publikimit…
(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gaztes, Panorama)
TRASHGIM SOKOLAJ