Hapet tenderi per Unazen e Madhe
Segmenti me nje gjatesi 3.1 kilometra dhe me nje kosto te parashikuar prej 25 milione dollaresh 10 dite me pare u miratua ne KRRTRSH. Segmenti Komuna e Parisit- Rruga e re Tirane-Elbasan si pjese e Unazes fillon nga Komuna e Parisit dhe perfundon ne hyrjen e Kopshtit Botanik ne rrugen e Elbasanit. shte parashikuar qe te kete nje rruge kryesore dhe dy paralele. Pergjate segmentit do te ndertohen edhe dy rotondo dy mbikalime automobilistike
dy nenkalime automobilistike dhe 3 nenkalime per kembesoret.
Akuzat
Mbledhja e qeverise i ka sherbyer kreut te saj Sali Berisha per te hedhur akuza ndaj kryebashkiakut Edi Rama per kaosin ne trafik dhe per shperdorim fondesh. Lidhur me ndertimin e Unazes se Madhe kryeministri deklaroi se bashkia genjen kur thote se fondet jane djegur nga qeveria. Zoti Edi Rama u deklaroi qytetareve se eshte qeveria ajo qe ka djegur kredine per Unazen. Kredia as nuk eshte djegur dhe as nuk digjet tha Berisha. Ai theksoi se ngritja e nje grupi te perbashket per dy institucionet qeveri-bashki ishte domosdoshmeri per nje sere arsyesh e para sepse nje segment i Unazes shtrihej jashte autoritetit te bashkise dhe e dyta sepse parate qe do te jepeshin nuk do te shkonin per qytetarin. Kreu i qeverise tha se kryetari i bashkise po ecen ne kundershtim me interesin qytetar duke planifikuar projekte qe nuk i sherbejne kryeqytetit. Kerkon te ndertoje Unazen e Vogel. Aty ku ishin percaktuar 6 korsi zoteria e tij kerkon te ndertoje dy. Te mendosh se mund te shkarkosh trafikun e Tiranes me dy korsi eshte si te tallesh me kryeqytetin. Ai eshte si shteg dhish ne kryeqytet po te kesh parasysh kete trafik u shpreh Berisha. Ai e lidhi kete edhe me situaten e trafikut te para disa diteve ne kryeqytet ku bashkia ia hodhi fajin qeverise dhe anasjelltas. Sipas Berishes situata ne trafik dhe permbytjet e rrugeve jane te patolerueshme dhe tregues se fondet e disafishuara per bashkine nuk kane shkuar per investime por per rrogat e atyre qe perkrahin Edi Ramen. Trafiku shkoi ne katastrofe dhe do te shkoje ne katastrofe se je i vetmi kryetar bashkie ne Evrope dhe ne bote qe ne 12 vjet nuk ke ndertuar nje rruge ne qytetin tend. Ke mbjelle 5 kumbulla te kuqe dhe ke shtruar tre trotuare tha kryeministri. Nderkohe qe nuk kane munguar ironite lidhur me aspektin privat. Ky zoteri e ka lene qytetin pa transport publik. Vuri Ferlutet qe i bene dasmen dhe grisi abonete e qytetareve. Aboneja eshte kontrate aboneja eshte ligj. Nuk mund ti grisesh kujt kontraten pse sponsorizon dasmen. Edhe aty bente te paditurin duke thene se fajin ma ka Sali Berisha. Berisha ka 37 vjet qe eshte martuar. pune kisha une vijoi me tej kreu i qeverise. Ne fund kreu i Ekzekutivit nuk kurseu as terminologjine e psikologjise per te perkufizuar akuzat qe Rama ka drejtuar ndaj tij.
Bashkia Berisha genjen per Unazen e Madhe dhe trafikun
Pas akuzave te Kryeministrit per Unazen e Madhe administraten dhe bllokimin e trafikut ne Tirane reagon bashkia. Zedhenesi i ketij institucioni Florian Serjani i ka cilesuar si te paverteta deklaratat e Kryeministrit ndersa fjalorin e tij krejtesisht banal. Ai ka bere publike gjithashtu edhe faksimile te leterkembimit mes kreut te Bashkise se Tiranes dhe drejtorit te BERZH-it. Ne te shprehet gatishmeria per te bashkepunuar me qeverine qendrore ne ndertimin e Unazes se Madhe. Po keshtu Serjani ka dokumentuar edhe numrin real te punonjesve te bashkise. Jo me fjale por me fakte po ju veme ne dispozicion dy letra qe provojne 1 miratimin e 20 milione eurove kredi per Unazen e Madhe nga Keshilli Bashkiak dy vjet me pare. 2 njeren prej disa letrave ku kryetari i bashkise i shpreh Bankes Europiane per Rindertim e Zhvillim gatishmerine e plote qe ky projekt te jete i perbashket me qeverine tha Serjani. Ai shtoi se akuzat per numrin e punonjesve te bashkise jane te paverteta. Perseri jo me fjale po me fakte urdheroni edhe numrin real te punonjesve te bashkise dhe te verteten per shtimin e tyre ne pese vjet e cila eshte teresisht e kundert me supergenjeshtrat e Kryeministrit qe ose tallet me shqiptaret ose e ka humbur fare arsyen tha Serjani. Nderkaq ne emer te bashkise ai ritheksoi dhe njehere se bllokimi i trafikut per disa ore ne kryeqytet tre dite me pare ishte teresisht i orkestruar nga qeveria. Analiza e bere nga Drejtoria e Transporteve konkludoi se bllokimi i parmbremshem i Tiranes ka qene i organizuar dhe orkestruar politikisht duke e kthyer Policine e Shtetit ne vegel te lojes se ulet te pushtetit. Mjafton te themi se ne tri pika kyce ku policia ka edhe celesin e semaforeve ata jane fikur nderkohe qe policet jane zhdukur prej tyre por edhe nga shume pika te tjera nevralgjike te qarkullimit vijoi ai. PD Do kompensojme qytetaret
Keshilltaret demokrate ne Bashkine e Tiranes do te kerkojne ne nje mbledhje jashte radhe te keshillit qe te gjenden fondet per te demshperblyer qytetaret te cilet u permbyten dy dite me pare ne kryeqytet. Per tu ardhur ne ndihme qytetareve te demtuar nga veprime te papergjegjshme te tij per shkak te permbytjes grupi i keshilltareve te Partise Demokratike ne Bashkine e Tiranes do te therrase nje mbledhje jashte radhe te Keshillit te Bashkise se Tiranes me qellimin e vetem marrjen e te gjitha masave administrative e organizative dhe para se gjithash gjetjen e fondeve te nevojshme per te zhdemtuar deri ne qindarken e fundit qytetaret e demtuar prej Rames tha kreu i grupit demokrat Ferdinand Poni.
NERTILA MAHO