Emancipimi politik
Nuk ka ndryshim te politikes pa politizim te qytetarit. Politikes se mbrapshte ndaj qytetareve duhet ti kundervihet rezistenca e drejte e qytetareve. Duke kundershtuar regjimin qytetaret e thellojne kritiken e tyre e zhvillojne diskutimin ndermjet veti dhe formesojne rrugedaljet nga gjendja e papranueshme. Rezistenca eshte emancipuese. Qytetaret duhet te behen politikane ne menyre qe politikanet te ribehen qytetare. Atehere kur qytetaret interesohen per politiken edhe politikanet doemos interesohen per qytetaret. Hendeku ndermjet te perfaqesuarve dhe perfaqesuesve zbutet me afrimin e te dyja paleve mirepo jane qytetaret ata qe e nisin dhe imponojne kete afrim. Rezistenca prin. Ndryshimi i pushtetit pason.
Thirrjet per depolitizim te qytetareve jane naive ose dashakeqe. Naive atehere kur departizimi ngaterrohet me depolitizimin. Te irrituar nga te gjitha partite politike gabimisht mund te besohet qe problemi eshte politika dhe jo partite. Dashakeqe atehere kur perjashtimi i qytetareve synohet permes veteperjashtimit te tyre. Duke i qendruar anash angazhimit politik vetem sa mbetesh perfundi politikes aktuale.
Jeta jashte politikes eshte iluzion. Te interesohesh per jeten eshte nje ceshtje politike. Te interesohesh per politiken eshte nje ceshtje jetesore. Ekonomia siguria arsimi shendetesia kultura jane ceshtje politike sepse varen nga politikat ekonomike te sigurise te arsimit te shendetesise e te kultures. Realiteti qe e jetojme eshte pasoje e politikave te caktuara. Jeta reale qe bejme eshte e percaktuar nga politikat. Pozicioni i paster jashtepolitik nuk ekziston. Asnjehere per askend. Prandaj per ata qe i duan ndryshimet lsquoneutralet gjithmone ndodhen ne anen e atyre qe nuk i duan ndryshimet.
Aktivizimi i qytetareve te pakenaqur eshte kushti i ndryshimeve. Ndryshimi politik e nenkupton nderrimin e pushtetit por nuk mjaftohet me te. Sepse qendrueshmeria e nje ndryshimi te ri politik sigurohet nga ndryshimi i kultures se vjeter politike. Kur iken klienti nga nje bujtine duhet te nderrohen carcafet apo jo Domethenia e pushtetit te ri nuk mbaron me pushtetaret e rinj. Nje marredhenie e re ndermjet qytetareve dhe pushtetareve eshte jo me pak e rendesishme. Pikerisht ajo garanton moskthimin e se vjetres dhe lulezimin e se rese. Qytetaret nuk duhet te jene te punesuarit e pushtetit. Qytetaret jane punedhenesit e pushtetit qe e paguajne ate per tu sherbyer vete qytetareve. Pushteti eshte shprehje e marredhenies se ndermjetesuar te nje populli me vetveten.
Ata qe e kane kuptuar te keqen e nje gjendjeje kane me shume pergjegjesi per ndryshimin e saj. Ata qe kane me shume mundesi per ndryshimin e asaj gjendjeje kane me shume pergjegjesi per realizimin e atij ndryshimi. Te kuptuarit dhe mundesia perkthehen ne pergjegjesi.
Qytetaret e emancipuar duhet ti emancipojne te tjeret. Pa harruar qe nuk mund ti mesosh njerezit pa mesuar edhe prej tyre. Paraprakisht dhe njekohesisht. Njeriu eshte i mire dhe ashtu sic na meson Rousseau atehere kur njeriu nuk eshte i mire jane faktoret e jashtem qe e kane detyruar ate te behet i keq. Koha nuk punon per pushtetin ne Kosove. Prandaj nuk ka shume kohe. Prandaj duhet te kete shume pune.
Bashke me qytetaret mund te behet me se miri identifikimi i problemeve. Dhe pastaj bashke me qytetaret mund te gjenden zgjidhjet me te mira te atyre problemeve. Mbase disi ngjashem sikurse te problemet matematikore ku veshtiresia kryesore eshte derisa te shtrohet ekuacioni.