Miratohen punonjësit me kontratë për vitin 2012

Sipas vendimit, numri i këtyre punonjësve do të jetë 415 veta, nga 1146 që ishte këtë vit.
Përjashtim nga ku vendim bëjnë Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, për 10 (dhjetë) punonjësit arkivistë, në aparatin e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për 5 punonjësit në sektorin e pagesave dhe dëmshpërblimeve”.
Gjithashtu, nga vendimi përjashtohen punonjësit e kontraktuar nga Instituti i Statistikave, të cilët do të merren me anketimet, miratimi i numrit të tyre, afatet kohore dhe specifikime të tjera të përcaktohen nëpërmjet një udhëzimi të përbashkët ndërmjet INSTAT-it dhe Ministrisë së Financave.
Përjashtim, gjithashtu bëhet edhe për qendrat e transferimit të teknologjisë, në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, për shkak të veçorisë së punës, pagesa e punonjësve të kontraktuar përllogaritet sipas volumit të punës së kryer dhe paguhet sipas preventivit përkatës. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga shpenzimet korente, të miratuara në buxhetin përkatës të vitit 2012, për njësitë e qeverisjes qendrore.
Përjashtimisht për ALUIZNI-n, QTTB-të dhe 20 (njëzet) punonjësit e SHISH-it, efektet financiare të përballohen vetëm nga të ardhurat e vetë institucionit. Efektet financiare për pozicionet e kontraktuara për periudhën kohore vjetore fillojnë më 1 janar 2012. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
2011-12-29 09:07