E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet zyrtarisht fushata për zbatimin e ligjit antiduhan

Sot rreth orës 11 në sheshin tek Piramida hapet zyrtarisht fushata në zbatim të ligjit antiduhan dhe kundër duhanpirjes. Gjatë kësaj ditë do të shpërndahen materiale për sensibilizimin e opinionit publik për zbatimin e ligjit antiduhan. Pjesëmarrësit në këtë aktivitet do të jenë Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, Drejtoria e Shëndetit Publik Tiranë, si edhe një grup të rinjsh, të cilët do të shpërndajnë këto mesazhe për publikun e gjerë. Ndërsa Inspektorati Sanitar do t’i shpërndajë këto materiale nëpër bare e lokale në qytetin e Tiranës. Ky aktivitet javën e ardhshme do të shtrihet edhe në rrethet e tjera të vendit.

Përmes kësaj fushate pritet të risillet në “jetë” zbatimi i ligjit antiduhan. Ky ligj, i cili është cilësuar si i dështuar pritet të pësojë një sërë ndryshimesh, në mënyrë që të fillojë zbatimi i tij në praktikë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›