Panair ; Për 2.000 vende të lira pune
Nga data 23-24 tetor zhvillohet panairi "Tregu i Punës, Tiranë 2008", nën kujdesin e Kryeministrit Sali Berisha
Javës që vjen me datë 23-24 tetor në ambientet e Pallatit të Kongreseve rreth 70 biznese do të promovojnë 2.000 vende të lira pune për të papunët. Përmes panairit “Tregu i Punës, Tiranë 2008” për dy ditë me radhë bizneset do të paraqesin për të interesuarit kërkesat e tyre për vendet e lira.
Ofertat
Janë mbi 2.000 vende të lira pune, të cilat do të promovohen javën e ardhshme për të papunët në Tiranë. Ky aktivitet, i pari i këtij lloji në kryeqytet, organizohet nën kujdesin e Kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka shpallur punësimin prioritet të programit të tij qeveritar.
Ndërkohë Zyra e Punësimit në Tiranë nga ana e saj po merret me sistemimin e mbi 70 bizneseve, të cilat nga data 23-24 tetor do të promovojnë në mjediset e Pallatit të Kongreseve kërkesat e tyre për punëmarrës.
“Këto kompani janë nga më të suksesshmet në treg. Ofertat e punësimit që këto biznese do të prezantojnë në hollin e Pallatit të Kongreseve, në një sipërfaqe prej rreth 2.200 metër katrorë, i adresohen të gjitha kategorive të papunëve, duke nisur që nga ata me arsim të lartë, të mesëm dhe për ata punëkërkues që janë pa kualifikim”, - tha Thoma Melo, drejtor i Zyrës së Punësimit në Tiranë.
Ofertat e punës, sipas tij, do të jenë të fushave të ndryshme, si në telekomunikacion, shërbimin bankar, linjave prodhuese, menaxhim, marketing, sektorin e ndërtimit, instalimeve hidraulike dhe elektrike etj.
Melo u bëri thirrje të gjithë të interesuarve, të gjitha moshave, që të vizitojnë panairin, pasi në stendat e tij do të gjejnë oferta pune që u përshtatet aftësive të tyre profesionale.
Panairet e punës vlerësohen si një nga praktikat më efikase të implementimit të politikave të punësimit, në funksion të uljes së papunësisë. Njëkohësisht, këto aktivitete promovojnë rolin e rëndësishëm të zyrave të punës në shërbim të klientëve të tyre, si të papunëve, po ashtu edhe të punëdhënësve.
Punësimi
Zyra e Punësimit nuk merr asnjë ofertë punësimi nga administrata shtetërore apo institucione të tjera publike. Të gjitha ofertat që i drejtohen kësaj zyre vijnë nga subjekte private. Këto të fundit së bashku me ofertat japin edhe kriteret që duhet të përmbushë secili kandidat për t’u pranuar në punë. Vetëm para pak kohësh është deklaruar se papunësia ka arritur në 13 për qind. Por ekspertët mendojnë se jo të gjithë faktorët janë përllogaritur në këtë statistikë, çka bën të besosh se papunësia në vendin tonë është më e lartë. Papunësia vazhdon të mbetet ende një ndër problemet më shqetësuese të shoqërisë sonë.