E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapi tunel për të vjedhur Bankën, dënohet 7 vite burg

TIRANË- Gjykata e Tiranës dënoi me 6 vite e tetë muaj burg, Tahir Belegun, i cili tentoi të vidhte në një mënyrë mjaft të sofistikuar një nga bankat në vend. I dyshuari për bashkëpunim, i pandehuri Taulant Troplini do të gjykohet në një proces të ndarë nga Belegu, pasi ky i fundit kërkoi gjykim me procedurë të përshpejtuar. Në vendimin e fajësisë sqarohen rrethanat në të cilat Belegu tentoi të grabiste bankën.

Gjatë gjykimit të çështjes është provuar se Neki K., i ka lënë me qira lokalin e tij në afërsi të degës së kësaj banke, në Rr. e “Barrikadave”, një personi me emrin Ali. Ky i fundit i kishte thënë se lokalin e donte për kunatin e tij.  Më vonë u vërtetua nga hetimet se dyqani nuk është përdorur nga personi me emrin Ali, por nga Tahir Belegu dhe Taulant Troplini.

“Të dy këta persona kanë bërë gërmime dhe kanë çare betonin e dyshemesë së këtij lokali me mjete të posaçme, kanë prerë edhe hekurat e soletës që lidhin betonin. Më pas është arritur që të hapet një vrimë e vogël e cila futej në brendësi të bankës që ndodhej në zonën e quajtur si “Nëntë Katëshet”, thuhet në vendimin e gjykatës. Në momentin që dy të pandehurit do të depërtonin në ambientet e brendshme të bankës, është bërë dhe arrestimi i tyre.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›