Hapja e Kalimashit dhe hapja e kutive
Dështimi spektakolar i anëtarëve të delegacionit të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, i dha fund
një kapitulli ndërhyrje sa për të thënë, të komunitetit evropian për zgjidhjen e krizës. çfarë na thanë zyrtarët evropianë, e kishim ditur prej kohësh, ose më saktë e kishim dëgjuar nga kryeministri Sali Berisha. Problemi i thjeshtë është se opozita nuk e pranon këtë zgjidhje, dhe aq më tepër nën dritën e fakteve të reja që po dalin. Nëse do të kishte negociata, do të ishte shumë mirë, nëse do të kishte pushtet të dhënë apo të marrë në një tryezë, kjo do të ishte lojë e turpshme e të dy palëve.
Por ja që delegacioni erdhi, qëndroi, e iku pa na ofruar ndonjë gjë që, ne, shqiptarët nuk e dinim.
Siç ironizon Rama për “përgjigjen e mysafirit turk”, edhe ajo nuk mund të jetë zgjidhje e krizës. Sepse të gjithë e dimë dhe e kemi të qartë, që kryeministri turk Erdogan erdhi në Shqipëri vetëm pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit të vitit të kaluar; preu një shirit, të një tuneli që edhe pas 8 muajsh nuk është hapur akoma, dhe bëhet fjalë për rrugën Rrëshen – Kalimash. Mos vallë hapjen e kutive, zotëria turk e mendoi po aq të thjeshtë sa hapjen e atij tuneli të Kalimashit? Sepse në logjikën e përdorur, mund të ndodhë edhe kështu. Opozita të hapë tunelin e vet të bojkotit dhe më pas ta mbyllë atë shumë shpejt. Sepse as kompanisë turke nuk iu vu ndonjë kusht për hapjen e shpejtë të tunelit (përveçse një hapje sa për të dhënë një mesazh gjatë atyre ditëve të zgjedhjeve). Ai tunel, sot kërkon një ekspertizë të gjerë ndërkombëtare, specialistë e gjeologë, më të mirët nga e gjithë bota, për t’u hapur, për të garantuar sigurinë e qytetarëve që duhet të kalojnë nën të, dhe për të qenë një urë lidhëse e bashkëpunimi mes dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.
E kur qenka kaq e vështirë hapja e tunelit turk, pse qenkërka kaq e thjeshtë hapja e tunelit të demokracisë shqiptare? Sa mirë do të ishte sikur të mendonim se turqit do të kërkonin hetim për atë që është konsideruar si korrupsion i rrugës së shekullit. Por ja ku jemi, te kutitë. Të hapësh këto të fundit, qenkërka më e vështirë, se të hapësh tunelin e Kalimashit. Sepse për tunelin e Kalimashit, në Shqipëri, vetëm pak ditë para zgjedhjeve erdhi kryeministri turk Erdogan, por ndërkaq, për hapjen e kutive, ky i fundit nuk vjen, por ka dërguar një deputet të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Po çdokush mund të pyesë se ç’lidhje ka hapja e tunelit të Kalimashit me hapjen e kutive? Ja që paska. Sepse tuneli hapet ‘gjoja’ kollaj, por kutitë, nuk ka ekspertizë ndërkombëtare që mund t’i hapë. Sepse kutitë rrëzojnë pushtete, ndërsa tuneli mund të rrëzojë vetëm ndonjë qeveritar.
Ky ndryshim i madh mes tunelit të Kalimashit dhe kutive, është thelbi i negociatave tre ditore të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Të kuptohemi: jo se i japim të drejtë Edi Ramës për bojkotin e institucioneve, por zgjidhja që na dhanë zyrtarët e Këshillit të Evropës, nuk kishte asgjë ndryshe nga ajo që propozon vetë kreu i qeverisë Sali Berisha. Të jetë influencuar kryetari i delegacionit turk nga kryeministri? Jooo, kjo s’mund të ndodhë, sepse ndërkombëtarët shikojnë përtej rregullave të ngushta të interesave; ata shohin normat dhe funksionimin e demokracisë në vend.
Por ja që ajo kutia e votimit të Rushdijes na i ngatërron paksa gjërat. E pse të mos themi të mos hapen ato kuti, si ato të Saliut, ashtu sikurse ato të Edit, që edhe vetë ne qytetarëve, të na qetësohet mendja, dhe të themi: më në fund, Sali Berisha paska të drejtë, dhe ky Edi Rama, duhet të largohet me urgjencë nga drejtimi i PS, sepse vetëm opozitë nuk dikërka të bëka në këto vite demokracie të vendit. Por, zgjidhje të tipit se “presidenti punoi mirë, por ne vendosëm që opozita të shkojë në kuvend, dhe maxhoranca të ngrejë komisionin” nuk janë zgjidhje që nuk i kemi diskutuar. Në fund të fundit, në atë komision, gjithçka varet nga objekti i hetimit. Dhe nëse në objektin e hetimit, nuk përfshihen kutitë, atëherë kot sa diskutojmë. Dhe këtë dilemë, të na e mbyllë përfundimisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili sipas ligjit, duhet t’i kishte djegur prej kohësh ato kuti. Dhe kështu, nuk do të kishim më vota, e nuk do ta kishim më mendjen tek kutitë.