SHBA përplasje në Kongres për “ndihmën” ndaj Evropës Lindore
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Uashington, 5 janar 1979 - Një valë e fundit në numrin e emigrantëve çifutë nga Bashkimi Sovjetik ka shtuar mundësitë e një mekanizmi kongresional për të siguruar tarifa, përfitime dhe kredi tregtare si nga Moska ashtu edhe nga Pekini. Republikani Çarls A. Vanik, bashkautori i kufizimeve më të mëdha ligjore mbi këto përfitime të vendeve komuniste, tha në një intervistë se ai mendonte se Kongresi mund të jetë gati të miratojë heqjen e tyre brenda këtij viti. Duke i garantuar statusin e “vendit më të favorizuar për sa u përket taksave” dhe huave bankare të eksport-importit për Kinën dhe Bashkimin Sovjetik mund të sjellë marrëdhënie më të mira mes këtyre dy vendeve dhe një përmirësim modest, por shumë të rëndësishëm në bilancin e pagesave të SHBA-së. “Unë besoj se Kongresi do ta bëjë këtë”, - tha Vaniku. Sidoqoftë, rritja e madhe e numrit të emigrantëve së fundmi nga Bashkimi Sovjetik i ka bërë më pak përshtypje senatorit Henri M.Xhekson, i cili është gjithashtu bashkautor i amendamentit Xhekson-Vanik që shënon fillimin e përfitimeve tregtare të vendeve komuniste, të cilat nuk i lejojnë padrejtësisht qytetarët për të emigruar jashtë vendit. Sipas ndihmësve të tij, Xheksoni nuk duhet të mërzitet teksa shikon Kinën ti sigurohet pozicioni i vendit më të favorshëm në huatë bankare, eksport-import, ndërsa sovjetikëve u janë mohuar të njëjtat përfitime. Një nga kolegët e Xheksonit tha në një intervistë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se vendi i tij po luante me efikasitet “kartën me emrin Kinë” në garën e saj me Bashkimin Sovjetik, ndërsa më pas ata do të njihnin dhe qeverinë e Pekinit. I njëjti burim sugjeroi se Shtetet e Bashkuara mund edhe ti shisnin Kinës avionë të avancuar luftarakë F4. Por të tjerë kongresmenë dhe administrata e Karterit, e cila nuk mban qëndrimin e ashpër të Xheksonit në lidhje me rusët, shprehu frikë për planet se Kinës do ti siguroheshin lehtësira tregtare duke ia fshehur këtyre të fundit. “Kjo do të ishte e tmerrshme”, - tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke parashikuar tensionim të madh në marrëdhëniet sovjeto-amerikane nëse Kinës do ti rezervohej një vend i privilegjuar simbolik dhe praktik nga sovjetikët në tregtinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Kjo mund të na fuste në telashe”, - shtoi një zyrtar i Departamentit të Shtetit. Miratimi i amendamenteve Xhekson-Vanik më 1974, së bashku me miratimin e limitit për huatë eksport-import të 300 milionë dollarëve tek sovjetikët, e çoi Moskën drejt mohimit të marrëveshjes së mëparshme tregtare sovjeto-amerikane. Ky veprim i dha fund fazës optimiste të uljeve të tensioneve sovjeto-amerikane. Në katër vitet që prej vendosjes së kufizimeve ligjore Xhekson-Vanik dhe kufizimeve të vazhdueshme të tregtisë, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik kanë dështuar që të arrijnë të vlerësojnë uljen e tensioneve. Kufizimet tregtare bllokojnë gjithashtu tregtinë gjithëpërfshirëse sovjeto-amerikane, me të cilën, me sa duket, Moska shpreson ende tu japë fund problemeve kryesore të saj brenda në shtëpi. Vitin e shkuar, sovjetikët, me sa duket, vendosën të merrnin një vendim të njëanshëm për të thyer pengesën e marrëdhënieve tregtare amerikano-sovjetike. Ata lejuan menjëherë rritjen e numrit të emigrantëve çifutë, me sa duket një përpjekje për të zbutur mbështetësit e amendamentit Xhekson-Vanik. Republikani Vanik tha se ai mendonte që Kongresi me të vërtetë mund të zbutej. Pas një vale të parë të emigracionit të çifutëve në muajt e fundit të 1978, një valë e dytë me më shumë se 30 mijë hebrenj u lejua të largohej nga Bashkimi Sovjetik vitin e shkuar. Në katër vitet e mëparshme, emigrimi i tyre varionte mesatarisht me 16 mijë çifutë në vit. Më 1973, vitin kur u miratua amendamenti Xhekson-Vanik, sovjetikët lejuan dhe 35 mijë çifutë të tjerë të niseshin. Ky numër (mbi 30 mijë) është shifra më e lartë e emigracionit në çdo vend të zhvilluar të botës”, - tha ditën e djeshme Vaniku. “Kjo është një njohje e rëndësishme e qëllimeve të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, - shtoi ai. “Nëse emigracioni vazhdon me këto ritme, unë nuk mendoj se ai do të jetë shumë i vështirë për ti garantuar statusin dhe huatë e vendit më të favorizuar sovjetikëve. Unë mendoj se Kongresi duhet ta kalojë ligjin”. Kufizimet e amendamentit Xhekson-Vanik, aplikohen vetëm për ekonomitë pa tregje, që janë vendet socialiste. Megjithatë, ato nuk vlejnë për vendet si Polonia dhe Jugosllavia, të cilat përpara se të miratohej ligji, gëzonin një status të privilegjuar ekonomik. Përveç Kinës dhe Bashkimit Sovjetik, amendamenti aplikohet ende për vende të tilla si Çekosllovakia, Bullgaria, Shqipëria dhe Gjermania Lindore. Vaniku premtoi se ai do të luftonte çdo përpjekje për të ndryshuar apo për të shfuqizuar Xhekson-Vanik, me të cilën ai e krahasoi me Ligjin për të Drejtat e Njeriut. Administrata amerikane ka marrë një pozicion që nuk ka ndërmend të bëjë asnjë përpjekje për të ndryshuar kufizimet Xhekson-Vanik, deri sa të miratohet një marrëveshje e re strategjike armatimi me sovjetikët. Njohja e papritur e qeverisë së Kinës këtë muaj u shtoi një element të ri këtyre fakteve. Administrata e Karterit dhe qeveria kineze shpresojnë qartazi të dyja për një rritje të shkëmbimeve bilaterale tregtare, por kjo ska gjasa të ndodhë nëse nuk jepen hua dhe tarifa të privilegjuara. Kinezëve do tu duhen hua në shuma marramendëse për të financuar marrëveshjet e tyre të mëdha tregtare. Tarifat aktuale për mallrat kineze që shiten në SHBA (punët artizanale, sixhadet, veshmbathjet etj) janë 40-90 për qind më të larta se sa do të ishin nëse Kina do të kishte marrë statusin e vendit të privilegjuar. Edhe pse amendamenti Xhekson-Vanik u hartua fillimisht duke pasur Bashkimin Sovjetik në mendje, kushtet e tij aplikohen qartazi dhe për Kinën, dhe kjo e fundit ka kufizuar gjithashtu emigracionin në të shkuarën. Që kur kinezët komunistë fituan luftën civile, mijëra kinezë u arratisën nga vendi për tu zhvendosur drejt kolonisë britanike të Hong-Kongut për të kërkuar azil. Një ndihmës i senatorit Xhekson tha se nuk ka asnjë fenomen të ngjashëm në Kinë të krahasueshëm me emigrimin e hebrenjve në Rusi dhe se “situatat e emigrimit janë shumë të ndryshme” në të dyja vendet. Nëse kinezët janë të zgjuar, ata do të krijojnë kushtet e përshtatshme për të shfuqizuar amendamentin Xhekson-Vanik, - tha ky burim i stafit të Xheksonit. SHBA-ja e i ka hequr kufizimet Xhekson-Vanik së fundmi nga Rumania dhe Hungaria, dy vende evropianolindore që kanë lejuar një emigracion të konsiderueshëm, edhe pse Rumania në veçanti, aplikon ende masa shtrënguese për qytetarët e pakënaqur, të cilët kërkojnë të lënë vendin.
Ky lajm është publikuar: 22/02/2010