Guantanamo, nje i burgosur strehohet ne Spanje
MADRID- Në Spanjë pritet të mbërrijë sot i burgosuri i parë i Guantanamos që qeveria e Madridit ka pranuar të marrë. Lajmi është njoftuar nga e përditshmja El Mundo në botimin e saj elektronik duke cituar burime qeveritare.
Ministri i Brendshëm Alfredo Rubalcaba, citohet të ketë thënë se bëhet fjalë për një të ri me origjinë palestineze, lindur në Gaza, i cili ka jetuar në Arabinë Saudite dhe në Pakistan.
Qeveria spanjolle është angazhuar të pranojë deri në pesë të burgosur të Guantanamos. Sipas ministrit Rubalcaba, "ish të dënuarit e Guantanamos që do të transferohen në Spanjë do të kenë një leje qëndrimi dhe mund të punojnë".
Ndërkohë dje nga qendra e paraburgimit në Guantanamo u transferuan në Shqipëri 1 shtetas me kombësi tuniziane, një me kombësi egjiptiane dhe një tjetër me kombësi libiane. Ministria e Brendshme shqiptare e cila publikoi lajmin bëri të ditur se transferimi është bërë në bazë të marrëveshjes individuale mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
(s.g/BalkanWeb)