E Diel, 1 Nëntor 2026

Muri kinez është më i gjatë nga ç’mendohej

Pas inspektimeve të fundit, rezulton se Muri Kinez nuk është 8 850 kilometër i gjatë siç u deklarua në vitin 2009, por 21 196, 18 kilometra.

“Xinhua” raporton se kjo është hera e parë që publikohet një shifër e tillë përfundimtare.

Administrata shtetërore e Trashëgimnisë Kulturore publikoi të dhënat e bazuara në një studim arkeologjik të nisur që prej vitit 2007. Raporti thotë se vetëm 8.2 % e murit mbetet në gjendje të mirë, pjesa tjetër është në gjendje të mjeruar.

Vlerësimet e mëparshme për gjatësinë e Murit Kinez ishin bazuar vetëm mbi të dhënat historike. Muri kinez është përfshirë në “Unesco” në vitin 1987. Ky mur mendohet të jetë ndërtuar mes viteve 500-220 para erës sonë./Start/F. P/

                                                                                             2012-06-06 14:22
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›