E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hapja e dosjeve të Sigurimit, Alibeaj: Ndjesë shqiptarëve për vonesën, politika duhet të jenë kokëulur

Vonesa në hapjen e dosjeve të ish- Sigurimit të Shtetit, është komentuar nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, si një gabim dhe për këtë ai u ka kërkuar ndjesë shqiptarëve dhe se politika duhet të jetë kokëulur para tyre.

Nga Kuvendi, Alibeaj deklaroi se nuk ka asgjë që duhet trajtuar si triumf, por si një detyrim i mohuar dhe për këtë politika duhet të ulë kokën.

Sipas tij, ajo që ka kërkuar PD-ja për hapjen e dosjeve të kujtdo, nuk është thjeshtë ndarja simbolike me komunizmin e diktaturën, por në rradhë të parë është një detyrim moral.

“Nuk bëhet hapja e dosjeve për të parë se kush kanë qenë shërbyesit, por ato hapen për të parë ekzekutorët, ekspertët, gardianët e burgjeve, të cilët vdekjen e njerëzve të pafajshëm e kishin bukën e ditës. Do duhet të gjejmë kurajën se kush nuk është i kapur dhe se kush ka skelete në dollap. Në 2022, vendi i cili kërkon integrimin në Evropë, duhet ta kishte bërë më parë këtë gjë. Është fillimi i një procesi purifikues. Ju, të cilët keni vuajtur, që keni hequr të zinjtë e ullirit nga punëtorët e bashkëpunëtorët e Sigurimit, ndjesë!’- tha Alibeaj në fjalën e tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›