Hapja e dosjeve të Sigurimit, në dorë hipokritësh pa parime
Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit, si çdo gjë tjetër që bëjnë politikanët e Tiranës, është një karagjozllëk me brirë nga ato që dinë të bëjnë vetëm njerëzit hipokritë dhe pa parime të qëndrueshme. E para, dosjet kryesore që implikojnë njerëz të rëndësishëm, këta palaço i kanë djegur vetë që në 1997-ën dhe në vijim. E dyta, edhe nëse hapen, këta do hapin vetëm dosjet e personave pa mbrojtje politike, ose të ndokujt që do guxoj t’u dalë kundër.
Kështu që hapja e dosjeve është një pesë me hiç.
Nëse do hapeshin vërtet, shembulli më i mirë sipas meje është Bullgaria. Në dhjetor 2006, Parlamenti i Bullgarisë kaloi një ligj për të hapur Arkivat e Shërbimeve të saj Sekrete dhe për të zbardhur të vërtetën mbi shërbimin tashmë të shpërbërë, Darzhavna Sigurnost, një prej shërbimeve më famëkeqe sekrete të Luftës së Ftohtë. Sipas ligjit, publiku lejohet që të shohë dosjet. Disa dosje mbeten sekrete për publikun, për "arsye të sigurisë kombëtare”.