E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me sa duken bathët, Rusia po ia arrin qëllimit në Gjeorgji

Rusia po ia arrin qëllimit të saj në Gjeorgji, rrëzimit të qeverisë properëndimore dhe vendosjes së një qeverie kukull pro-ruse. Sepse janë rritur kritikat kundër Presidentit gjeorgjian Saakashvili brenda vendit. Populli i shkretë mendon si popull.

Me siguri Saakashvilin do ta detyrojnë të japë dorëheqjen, kështu mendojnë aktualisht shumë njerëz në Gjeorgji. Përditë Presidenti po humbet mbështetjen në popull. Gjeorgjianët i japin atij një pjesë të fajit për fillimin e luftës dhe për gjendjen aktuale kaotike. Ndërkohë trupat ruse nuk janë tërhequr ende. Qyteti Gori kontrollohet si edhe më parë nga rusët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›