Kemi vënë një nallban përpara pianos dhe presim muzikë!
Ky lëmsh unikal, kërkon rrugë për ta zgjidhur, gjetjen e fillit të tij. Pasi t’i gjejmë fillin, ai pa e këputur duhet me durim, urtësi, drejtësi, ndershmëri të ç’mbështillet. Këtë pune nuk e bëjnë dot kokat e vjetra të politikës sonë. Këto koka, s’mund të shkëputen dot nga ndryshku i së kaluarës tone shkaterronjese. Ketu futen të gjitha të këqijat që i dimë të gjithë: nepotizmi, provincialiteti, tarafi i miqve në pushtet, fjalët e bukura dhe gur në torbe, që mos vazhdoj me, këto të këqija, qelbin edhe peshkun nga koka. Nga një koke e tille, do kemi jo vetëm zhurmat kur duam të flemë, por është fakt që s’kemi ujë, drite, shtretër për ata që lëngojnë, etj., etj., etj.
Ne jemi ende, si në kohen kur Nolit të madh, pjesa injorante e kombit i vuri bërrylat dhe e degdisi jashtë atdheut, dhe në fron o në koke të shtetit u ulen profanët, harbutët. Ai e thosh` me mburrje të merituar: “Kulmi i veprës sime do të mbetet lufta që bëra për futjen e Shqipërisë në OKB. Dhe dita me e hidhur, largimi prej atdheut, sepse nuk i shërbeja dot më nga afër...”.
Ne Shqiperi, gallofi, bufi dhe tukani, përbejnë komisionin që vlerëson bilbilin, se si ai këndon. Që mos e zgjat dhe mos ju mërzit, shqetësimet, ra edhe zhurmat e Tiranes, do shkojnë drejt zeros, kur politologët të bëjnë politikën e Shqipërisë dhe jo një nallban ta vëmë para pianos të na dhuroje muzikë.