E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktivitetet piramidale kanë patur mbështetje të thellë politike

Për mendimin tim, të gjitha aktivitetet piramidale i kishin ose me mire të them i kane rrënjët shume thelle në politiken shqiptare. Pra ishin të mbrojtura dhe të suportuara nga politikane që ishin dje (në kohen e piramidave) janë sot dhe siç duken bathët do të jene dhe mot. Për sa kohe në Shqiperi do të jetë kjo materie politiko-sociale (e them me kujdes...!) lekët e shqiptarëve që humbën në piramida, nuk do të gjenden me kurrë. Kush e di se çfarë pazaresh kane bere avokatet e këtij Lefterit që na e sollën prej Greqie me politiken shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›