Hapja e kutive Rama përsërit ultimatumin për Berishën
Autori i Lajmit: Redaksia
10 ditët gjatë të cilëve opozita do të presë një përgjigje nga kryeministri Sali Berisha për hapjen e kutive duket se do të shërbejnë për një strategji të re të saj për të provokuar zgjedhje të parakohshme. Kryesocialisti Edi Rama thotë se përgjigjja negative për hapjen e kutive do të jetë ogurzezë për institucionet e marra peng. Duke cilësuar protestën triditore jo si fundin, por si fillimin e një aksioni të ri politik, opozita pritet të përforcojë veprimin e saj jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë vendin. Një reagim i ri i socialistëve me synim provokimin e zgjedhjeve të parakohshme do të nisë më 5 dhjetor, në rast se kutitë e votimit nuk hapen. Bashkitë dhe komunat që qeverisen nga socialistët duket se do të jenë edhe ato pjesë e reagimit të socialistëve.
Deklarata
“Ashtu siç e përmenda dhe në shpjegimin publik të bërë dje, pas 10 ditësh, nëse Berisha nuk hap kutitë, pashmangshmërisht hyjmë në një fazë të re. Moshapja e kutive bëhet një arsye e kuptueshme për popullin të kërkojë rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Gjithmonë ka kohë për të reflektuar”, - tha Rama dje. Kreu i socialistëve shpjegoi se ka një keqkuptim lidhur me protestën dhe objektivin e saj. Sipas tij, tashmë ka lindur një lëvizje e re mbarëpopullore për të drejtat e njeriut. “Ka një keqkuptim të madh lidhur me protestën dhe objektivin e saj, kjo është një lëvizje popullore demokratike, shprehje e lirisë së një populli”, - tha ai. Në këtë kuadër, Rama bëri thirrje që populli të ngrihet dhe të mbrojë të drejtat e tij, por siç vuri në dukje kryesocialisti, kjo duhet bërë paqësisht. “Është koha për të mbrojtur dinjitetin dhe për të mbrojtur liritë dhe të drejtat. Një lëvizje popullore demokratike nuk ka të bëjë as me dhunën, as me format e degraduara të revoltës qytetare. Është një lëvizje që ka të bëjë me aspiratat që i mishëron me protestat që shprehin më së miri, krizën morale të qeverisjes dhe njëkohësisht nevojën kombëtare për zgjidhjen e kësaj krize”, - tha ai. Por, sipas Ramës, lëvizja e re nuk do të ndalet deri në arritjen e qëllimit. “Lëvizja e re popullore për lirinë e votës, për drejtësinë e zgjedhjeve për çlirimin e shoqërisë shqiptare nga zgjedha që prodhojnë zgjedhjet e deformuara forcërisht është një lëvizje që nuk do të ndalet. Në rast se në këto 10 ditë nuk do të ketë asnjë reflektim dhe në rast se hapja e kutive do të shihet si një ogur i zi, pa asnjë dyshim moshapja e tyre do të jetë ogurzezë për fatin e këtyre institucioneve të marra peng”, - pohoi kreu i selisë rozë. Ashtu si Berisha dy ditë më parë, që u shpreh i vendosur se nuk do të hapë në asnjë mënyrë kutitë, Rama dje u shpreh i vendosur se nuk do të lejojë deputetët të shkelin në Parlament. Rama theksoi dhe një herë kërkesat e opozitës.
“Opozita nuk do të hyjë në Parlament derisa Parlamenti të vendoset në themelin e legjitimitetit që ka gur themeli zgjedhjet. Ne i kemi thënë Sali Berishës dhe shumicës së sotme që qeveris me vota të grabitura, të hetojë zgjedhjet e shkuara, të hetojë votat në kutitë, duke hetuar procesin e numërimit, listat e zgjedhësve dhe duke hetuar gjithe oponentët e tjerë, në mënyrë që, pa shpërndarë mandatet, të vendosë që zgjedhjet e tjera të mos jenë si këto që lamë pas”,- përfundoi Rama.
Ky lajm është publikuar: 24/11/2009