E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapja e spitaleve private, kompetence e ministrit te Shendetesise

Duke filluar nga sot, ministri i Shendetesise do te kete kompetencat e plota per te vendosur hapjen ose mbylljen e nje spitali privat. Me vendimin e marre dje nga Keshilli Ministrave, jane percaktuar procedurat kryesore per te hapur keto lloj institucionesh shendetesore. Pavaresisht se vendimi, i bazohet nje ligji te miratuar 9 vjet me pare, ku parashikon se hapja e mbyllja e spitaleve, behet me urdher te ministrit te Shendetesise, ka qene Keshilli i Ministrave ai qe ka percaktuar kriteret e reja."Vleresimi i permbushjes se kritereve per hapjen e spitaleve jopublike behet nga komisioni i licencave, ne Ministrine e Shendetesise. Kurse per sa u perket spitaleve publike eshte ministrja e Shendetesise ajo qe vendos" thuhet ne vendimin e djeshem ne Keshillit te Ministrave. Per sa u perket kritereve te pergjithshme per hapjen e spitaleve private ne vendin tone, personat juridik duhet te plotesojne nje sere kushtesh sic jane akti i themelimit ose objektin e veprimtarise, per ofrimin e sherbimeve mjekesore, spitalore, jopublike. Me e rendesishmja, eshte deklarimi i te gjitha sherbimeve qe do te ofrohen nga keto spitale si dhe lloji i tyre. Nje tjeter pike qe duhet te plotesohet eshte harmonizimi me planin spitalor shteteror dhe vendor. Pas paraqitjes se kerkeses eshte sektori i licencave ai qe do te verifikoje si kushtet e ofrimit te sherbimeve shendetesore, ashtu edhe kriteret e tjera per sa i perket dokumentacionit. Ndersa per sa u perket rasteve per mbylljen e spitaleve eshte perseri ministri i Shendetesise, ai qe ka te drejten e shfuqizimit te licences si dhe urdheron mbylljen e aktivitetit te tij, ne situata te ndryshme. Nje spital mund te mbyllet ne rastet kur nuk plotesohen kushtet e nevojshme, per ushtrimin e veprimtarise sipas licences, kur konstatohen shkelje ligjore si dhe rastet kur nuk jane zbatuar detyrat e lena nga Ministria e Shendetesise.

Afatet

Nese nje institucion privat ne fushen e shendetesise nuk ploteson kerkesat e percaktuara nga Ministria e Shendetesise, atehere rrezikon te mbyllet. Sipas vendimit te marre dje nga qeveria, percaktohet se mos ushtrimi i veprimtarise per nje vit nga data e miratimit te licences, con ne mbylljen e spitalit.

Kriteret per hapjen e nje spitali

Te kene parashikuar ne aktin e themelimit dhe/ose ne statut objektin e veprimtarise, per ofrimin e sherbimeve mjekesore, spitalore, jopublike, ne perputhje me legjislacionin ne fuqi dhe me marreveshjet, per sherbimet shendetesore transkufitare.

Institucionet spitalore jopublik te tyre duhet t'i kene ne harmonizim me planin spitalor shteteror dhe vendor.

Te kene nje plan te shperndarjes dhe ofrimit te sherbimeve te spitalit, i cili te permbaje numrin dhe llojet e sherbimeve, qe do te ofrohen.

Kriteret per mbylljen e spitalit

Mosplotesimi i kushteve te nevojshme per ushtrimin e veprimtarise spitalore, sipas kritereve te percaktuara ne licence.

Shkelja e ligjeve dhe e akteve nenligjore, ne fuqi.

Moszbatimi, brenda kushteve dhe afateve, te detyrave te lena nga Ministria e Shendetesise, per korrigjimin e shkeljeve.

Mosushtrimi i veprimtarise per nje vit nga data e miratimit te licences.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›