E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva, invalidet refuzojne ujin

Perkeqesohet situata ne ambientet e Shoqates se Para dhe Tetraplegjikeve. Grevistet kane vendosur te heqin dore edhe nga elementi me jetesor, i cili eshte uji. Keshtu, gjate dites se djeshme para dhe tetraplegjiket nuk kane pranuar as te marrin ujin me sheqer, qe e konsumonin me qellim qe te mos semureshin shume rende, por te kishin fuqi sa per te mbijetuar. Por, tashme ata nuk e marrin as ujin si dhe kane deklaruar se nuk do te dalin jashte mureve te shoqates per asnje arsye. Madje, ata kane premtuar se nuk do ta bejne nje gje te tille as per qellime mjekesore. Si pasoje e refuzimit edhe te ujit, gjendja e tyre shendetesore eshte perkeqesuar ndjeshem. Nje lajm i tille konfirmohet nga kryetari i greves Ilir Kasa, i cili deklaron se grevistet jane ne nje gjendje te rende shendetesore. Nderkaq, kryetari i keshillit te personave me aftesi te kufizuar, ka kerkuar nga qeveria shqiptare te marre parasysh kerkesat e ketyre invalideve dhe te nderpritet sa me shpejte greva e urise. Invalidet para dhe tetraplegjike, deklarojne se nuk pranojne te dalin nga greva as per raste urgjente per mjekim, deri ne plotesimin e kerkesave te tyre. Deri me dje, mjeket e urgjences vetem sa kane kryer konstatimin per gjendjen e pacienteve, por nuk kane dhene asnje ndihme mjekesore per ta, me serume apo me barna. Nje gje te tille e pohojne te gjithe pacientet e pyetur. Ata deklarojne se kane pasur mjaft shqetesime si; marrje mendsh, te vjella, luhatje te medha te tensionit te gjakut dhe te zemres, por ama mjeket nuk u kane dhene asgje per te marre veten. Ata u futen ne greve te henen, duke kerkuar rritjen e paketes higjieno-sanitare, duke e cuar ate ne 30 mije leke ne muaj, nga 12 mije qe eshte aktualisht. Gjithashtu, greviste kane kerkuar edhe rritjen e mases se karburantit, duke e cuar ne 80 litra ne muaj. Kjo, per shkak se shpeshhere ka luhatje te cmimit te karburantit dhe kjo ndikonte direkt ne masen qe ata perfitonin, kur kuota ishte parashikuar te ishte ne leke. Keshtu, ne momentin kur cmimi i naftes rritet, paraplegjiket dhe tetraplegjiket perfitojne shume pak litra nafte, duke ua veshtiresuar jeten. Nga ana tjeter, ata kerkojne qe personave qe i shoqerojne, t'u njihet siguracioni. Gjithashtu, invalidet pretendojne rritje page per kujdestaret, deri ne masen qe eshte paga minimale e percaktuar nga qeveria.

Invalidet

Ne vendin tone numerohen rreth 4.500 paraplegjike dhe tetraplegjike, te cilet kerkojne mbeshtetje nga institucionet e vendit. Sikurse behet e ditur, rreth 117 mije persona ne vend, perfitojne pagesen e paaftesise. Behet fjale per te verber, para e tetraplegjike, persona te paafte mendore e fizike si dhe invalidet e punes.

Propozimi

Ministria e Punes ka premtuar per kete kategori invalidesh, pergatitjen e nje projektvendimi per plotesimin e kerkesave dhe per dergimin e tij ne qeveria. Kjo nuk i beri grevistet qe ta nderprisnin veteprivimin nga te ngrenet, si dhe nga uji se fundmi.

Kerkesat

Me thelbesoret per paraplegjiket, jane kerkesat qe kane te bejne me rritjen e pageses se paketes higjieno-sanitare, per shoqeruesit e tyre, t'i njihet sherbimi si vjetersi pune dhe rritja e mases se karburantit, ne 80 litra ne muaj si dhe rritja e pages per kujdestaret.

L.Ndoka


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›