E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, 3.061 mesues me kontrate te perkohshme

Keshilli i Ministrave caktoi dje numrin e sakte te arsimtareve, te cilet do te lidhin kontrate te perkohshme 1-vjecare per periudhen janar-qershor 2009. Sipas vendimit te Keshillit te Ministrave, "numri i punonjesve mesimore, me kontrate te perkohshme, per sistemin arsimor parauniversitar, per periudhen janar-qershor 2009, per Ministrine e Arsimit dhe Shkences, do te jete 3.061 veta".Vendimi i shtrin efektet financiare qe nga data 1 janar 2009. Nje vendim i tille vjen pas nje udhezimi te firmosur pak dite me pare nga ministri i Arsimit, Fatos Beja i cili prishte kontratat me rreth 3 mije mesues, duke i kaluar ne dispozicion. Kjo nenkuptonte se te prekurit nga reforma masive nuk do te paguheshin me me rroge baze, por sipas oreve te mesimit. Pra, edhe ne rastet kur ata zevendesojne mesueset qe jane me leje lindje, (duke nenkuptuar ketu qe ata mund te punojne gjate gjithe vitit shkollor), behej fjale qe ata do te paguheshin duke iu llogaritur 250 leke ora e mesimit. Menjehere pas udhezimit te ministrit Beja, reagoi sindikata e mesuesve. Sipas kreut te saj, Xhaferr Dobrushi, Ministria e Arsimit nxori nje udhezim ne kundershtim te plote me Kodin e Punes dhe me ligjin. "Vendimi merret ne kundershtim me ligjin dhe me kontraten kolektive te nenshkruar me ne", ka deklaruar ai. Duke lene menjane faktin se eshte shkelur kontrata, sipas nje perllogaritjeje, i bie qe te perfitojne shume me pak sesa perfitonin me pare. Kjo, duke qene se paga ishte baze dhe llogaritej se bashku me ditet e pushimit, si te fundjaves ashtu edhe te festave kombetare dhe fetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›