E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Te burgosurit nuk flene ne dysheme"

TIRANE - Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ka reaguar dje per raporton e Komitetit Shqiptare te Helsinkit, duke sqaruar se ka pasaktesi dhe jo te verteta. Ne lidhje me situaten e kushteve ne burgjet e vendit, theksohet se strategjia e ndermarre nga ana e burgjeve ka rezultuar efikase. "Ministria e Drejtesise ka perfunduar ndryshime te Kodit Penal dhe ligjit "Per ekzekutimin e vendimeve penale" me synim vendosjen e sistemit te proves dhe denimit alternativ, ku pritet te perfitojne rreth 350 te denuar", sqaron Drejtoria e Burgjeve. Ne krahasim me konstatimet e bera nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit per situaten e burgut ne Durres, ku te paraburgosurit flinin ne dysheme, kjo Drejtori ka shpjeguar se asnje i paraburgosur nuk fle ne dysheme dhe jane marre te gjitha masat logjistike per pajisjen e dhomave te paraburgosurve dhe te denuarve me orendite e nevojshme ne dhoma. Dy dite me pare, ishte Komiteti Shqiptar i Helsinkut qe ne nje raport te tijin deklaronte se, ne burgjet shqiptare ambientet ku rrine te denuarit jane te pamjaftueshme. Sipas KSHH-se, te denuarit flinin ne toke. R. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›