E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet per vdekje 39-vjecari

GJIROKATER - Nje 39-vjecar ka humbur jeten si pasoje e nje aksidenti te rende te ndodhur ne aksin rrugor Kakavije-Gjirokaster. Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine e Policise ne Gjirokaster,automjeti tip "Golf 4", me targa GJ 86 69 A, i cili drejtohej nga Altin Lamko, lindur dhe banues ne lagjen Dunavat ne Gjirokaster, ndersa po udhetonte ne aksin rrugor nga Kakavija ne drejtim te Gjirokastres, ka dale nga rruga duke perfunduar ne fushe te hapur. Si pasoje e kesaj daljeje, drejtuesi i automjetit ka humbur jeten menjehere, ndersa automjeti si pasoje e perplasjes ka marre flake. Eshte dashur nderhyrja e efektivave zjarrfikese dhe atyre te policise, per te shuar flaket e zjarrit qe kishin perfshire makinen. Shkak i aksidentit ka qene moti i keq, me reshjet e rrembyeshme te shiut si dhe lageshtise mbi asfalt. Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se shkak i ketij aksidenti automobilistik me pasoje vdekje ka qene edhe shpejtesia tej normave te lejuara, me te cilen po udhetonte drejtuesi i automjetit. B. K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›