Hapja e tunelit cel sezonin turistik ne Durres Blerina Hoxha
Ne te njejten dite me rihapjen e tunelit te Thirres ne rrugen e re Durres-Kukes, eshte celur edhe sezoni turistik ne qytetin bregdetar te Durresit ne te cilin pushojne me se shumti kosovaret dhe zonat veriore te vendit. Dje ne oren dhjete te paradites u vu totalisht ne shfrytezim te trafikut publik Galeria Jugore e tunelit te Thirres, ne segmentin Rreshen -Kalimash, i pajisur me te gjithe aksesoret. Te gjitha punimet per realizimin e tij jane brenda te gjithe standardeve qe kerkon nje veper e tille. Punimet elektromekanike dhe te sistemeve te kontrollit te trafikut jane instaluar dhe integruar plotesisht ne nje sistem te kontrollit qendror qe perfshin, 26 ventilator te medhenj ajrimi, 71 kamera CCTV, sinjalistiken e mesazheve variabel elektronik, nje sistem kunder zjarrit ne te gjithe tunelin, lokalizimin ne menyre automatike te tymit dhe gazrave dhe zbulimin e incidentit, nje sistem telefonik ne rast emergjence, komunikimin me radio, si dhe ndricimin normal dhe ate te sigurise. Gjate rihapjes se Tunelit ka marre pjese edhe Ministri i Transporteve Sokol Olldashi i cili u shpreh se, "Hapja e tunelit eshte shume e rendesishme per sezonin qe afron, per turizmin, per prodhuesit bujqesor dhe transportuesit si dhe per shkembimin njerezor midis Shqiperise dhe Kosoves por edhe me gjere se, sa dy vendet tona". Ai garantoi se brenda nje periudhe te shkurter do te hapet edhe Galeria e dyte, te dy tunelet do te jene ne shfrytezim. Nje dite me pare burime nga firma Bektel Enka konfirmuan se, brenda tunelit ka perfunduar plotesisht asfaltimi dhe lyerja, nderkohe qe vazhdonte kompletimi i sistemit te ndricimit, sigurise permes kamerave dhe vendosja e sinjalistikes se duhur. Te paret qe mirepresin hapjen e tunelit jane drejtuesit e automjeteve, te cilet gjate gjithe kesaj kohe kane shfrytezuar rrugen siper tij apo rrugen e vjeter nacionale. Tuneli i Kalimashit, me gjatesi 5.5 kilometra, pjese e autostrades Durres-Kukes u mbyll nentorin e vitit te kaluar pas shembjeve ne brendesi te tij. Inagurimi i tunelit u be ne Qershor te vitit 2009, pak dite para zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi. Shembjet bllokuan dhjetera metra gjatesi te tunelit duke e bere ate teresisht te pakalueshem. Rihapja e tunelit, thuajse nje vit pas inaugurimit pritet te shtoje fluksin e qarkullimit, vecanerisht gjate sezonit veror. Ne studimet e fizibilitetit te kryera perpara se rruga te ndertohej parashikohej nje trafik prej 4 mije mjete ne dite, nderkohe qe vjet arriti kulmin me 12 mije mjete ne dite. Pritshmeria e trafikut per sivjet eshte 16 mije mjete ne dite.
Tuneli, nuk do te kete pagese
Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka pohuar dje se, nuk do te paguhet per perdorimin e tunelit. Mirepo burimet nga punonjesit pohojne se jane instaluar pajisjet qe mund te kryhet pagesa. Por pagesa mund te vendoset ne nje te ardhme, mbase kur te perfundoje edh tuneli tjeter. Mirepo burimet nga Ministria e Transporteve pohojne se, rruga Durres-Kukes eshte nje veper publike e ndertuar me fondet e buxhetit te shtetit dhe si e tille nuk mund te paguhen kuota te cilat jane tipike per veprat qe ndertohen me koncesion.
Tuneli i Thirres ka nje gjatesi 5.6 km.
• 26 ventilator te medhenj ajrimi.
• 71 kamera CCTV.
• Sinjalistika e mesazheve variabel elektronik.
• Nje sistem kunder zjarrit ne te gjithe tunelin.
• Lokalizimin ne menyre automatike te tymit dhe gazrave dhe zbulimin e incidentit.
•Nje sistem telefonik ne rast emergjence.
• Komunikimin me radio.
• Si dhe ndricimin normal dhe ate te sigurise.
Tuneli tjeter gati ne shtator, shembja kushtoi 30 milione euro
Galeria tjeter e tunelit te rruges Durres Kukes pritet te aktivizohet gjate muajit shtator te ketij viti. Nderkohe qe kostoja e punimeve shtese per te rehabilituar shembjen qe ndodhi vitin qe shkoi ka kushtuar rreth 30 milione euro. Ministri Olldashi ka ironizuar me kete rast akuzat qe jane bere ne lidhje me shembjen ne tunel duke thene se, "as fatkeqesia natyrore e 5 nentorit per shembje, dhe as fatkeqet e Tiranes, nuk arriten te gezojne, nga ajo qe ndodhi ne 5 nentor. Rruga sot eshte e hapur dhe nuk pengohen me as integrimet ndershqiptare dhe as integrimet e shqiptareve me gjere se kaq drejt Evropes". Ai i uroi suksese kompanise qe realizoi punimet ne nje kohe te shkurter, me cilesi te shkelqyer. Ne funksion te ndertimit te tunelit jane angazhuar dhe mbi 1300 automjete te llojeve te ndryshme. Afer tunelit ka perfunduar edhe ngritja e nenstacionit elektrik, linja e tensionit te larte 110 kilo-volte, me synimin qe energjia elektrike brenda ne tunel te mos mungoje asnje cast. Gjithashtu ka perfunduar edhe ngritja e ujesjellesit dhe e godines se stacionit te policise. Tashme jo vetem shpirterisht por edhe fizikisht, permes autostrades shqiptaret po bashkohen. Mjafton te permendim faktin se rruga Prishtine-Tirane, nga 330 kilometra e gjate qe ishte po behet 265 kilometra, ose nga nje udhetim prej rreth 10 ore do te behet per rreth 3 ore e gjysme. Mbyllja e tunelit duket se nuk ka krijuar pasoje vetem per transportin e pasagjereve por edhe per ate te mallrave. Pasi burimet nga Porti i Durresit pohojne se, volumi i mallrave qe transportohen me konteniere ne drejtim te Kosoves ka rene 8-10 here. Pas hapjes se tunelit te Thirres, biznesmenet grosiste nga Kosova nisen t'i importonin mallrat e tyre me konteniere, si nje metode moderne dhe me e lire ne kosto.
Kostoja
Per te rehabilituar shembjen qe ndodhi vitin qe shkoi ka kushtuar rreth 30 milione euro. Tuneli tjeter ne te cilen ende po punohet pritet te dorezohet ne fund te veres sipas kontrates aktuale qe ka kompania me qeverine.