Vlora, stacioni i radhes i aksionit te madh te pastrimit
Kompania celulare Eagle Mobile eshte duke ndjekur nje "tur pastrimi" kryesisht ne qytetet bregdetare apo aty ku ka me shume turiste gjate sezonit te veres. Stacioni i radhes per kete fundjave ka qene qyteti i Vlores ku me shume se 300 nxenes te shkolles "Ali Demi" i jane bashkuar aksionit "Nje me Natyren". Te shoqeruar nga drejtues te Eagle, Ministrise se Arsimit dhe Ministrise se Mjedisit, te rinjte kane ndermarre nje aksion pastrimi ne shetitoren kryesore te qytetit bregdetar dhe ne rruget dytesore. Ata jane nisur nga shkolla e tyre dhe e kane permbyllur aksionin ne lagjen Skele duke terhequr edhe vemendjen e qytetareve vlonjate. "Projekti i madh i Eagle Mobile per mjedisin vazhdon. Jemi sot ne Vlore per te dhene shembullin tone dhe per te sensibilizuar ne fillim keta te rinj, si dhe te gjithe qytetaret. Falenderojme Ministrite e Arsimit dhe Mjedisit per mbeshtetjen e tyre te pakursyer " tha Irida Bonati, Drejtore e Divizionit te Burimeve Njerezore ne Eagle Mobile, e pranishme ne kete aktivitet te radhes ne muajin e aksionit per Eagle Mobile. Ndersa Drejtori i Arsimit Parauniversitar ne Ministrine e Arsimit, Fatmir Vejsiu theksoi se "Ky nuk eshte aksioni i pare. Kemi pasur edhe dy bashkepunime te tjera te suksesshme ne Durres dhe Lezhe. Edhe pas Vlores ne do te vazhdojme aksionin edhe ne qytete te tjere per te pastruar mjedisin dhe sensibilizuar qytetaret".
Viti
Eagle Mobile e ka shpallur vitin 2010 si "Vit te Mjedisit" per kompanine. Krahas kesaj, projekte te ndryshme si mbjellje pemesh, restaurim parqesh, krijimi i parqe te lojerave per femije dhe fushata sensibilizimi jane ndermarre nga kjo kompani.