Mbi 50 makina te vjetra tur turistik ne Shqiperi
Mbi 50 makina te vjetra te prodhuara qe nga vitit 1918 deri ne vitin 1981 u nisen pasditen e djeshme nga Tirana pas celjes se sezonit turistik ne kryeqytet. Keto makina do te mberrijne ne Durres dhe me pas per dite me radhe do te udhetojne deri ne Sarande. Por, e vecanta e tyre eshte se shoferet dhe makinat vijne nga vende perreth Shqiperise si Greqia, Maqedonia, Bullgaria, Italia, Mali i Zi, Turqia dhe natyrisht Shqiperia. "Adriatic & Ionian Classic Rally" eshte nje gare me makina klasike qe bazohet ne testet e rregullsise. Qellimi kryesor i eventit eshte argetimi i pjesemarresve dhe sidomos i spektatoreve, te cilet per here te pare do te mund te ndjekin nje aktivitet te tille ne Shqiperi. Veshtiresia e permbushjes se kritereve te testit te rregullsise, udhetimi ndermjet peizazheve me bukuri natyrore dhe vizitat ne vende me rendesi historike dhe arkeologjike jane nder pikat kulminante te ketij eventi. Nepermjet kesaj gare synohet gjithashtu te krijohen dhe te forcohen lidhjet ndermjet popujve dhe kulturave te ndryshme. Ne celjen e sezonit turistik kombetar ka qene i pranishem Ministri i Kultures, Ferdinand Xhaferri i cili ka pohuar se kete vit sezoni turistik do te ofroje me shume per turistet per vete faktin se ka me shume investime ne infrastrukture, objekte dhe ne plazhe.