E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlera e euros ne Shqiperi, thike me dy presa Blerina Hoxha

Pavaresisht renies ne tregun nderkombetar, monedha e perbashket euro eshte forcuar ne kembim me monedhen tone kombetare, lekun. Nje euro eshte shitur per 137.5 leke nga 136.8 leke qe ishte nje dite me pare. Ndersa nje dollar dje u shit me 109.2 leke nga me shume se 110 leke qe ishte para dy ditesh. Pak ae shume kursi i kembimit ne vendin ka ndjekur trendin e zhvillimeve ne tregun nderkombetar, nderkohe qe permasat e nencmimit te euros nuk kane qene te njejta me tregun nderkombetar kur euro gjate ketij viti ka humbu 25 cent ndersa ne vendin tone vetem 2 pike. Por perkundrazi euro eshte forcuar lehte ne tregun e brendshem. Agjencite e kembimit pohojne si shkaqe mungesen e ofertes per euro ne treg ne raport me kerkesen, fenomen ky qe ka cuar ne vleresimin e monedhes se perbashket. Mirepo me ardhjen e sezonit turistik, pritet nje rritje e ofertes per valute nga ardhja e emigranteve dhe turisteve. "Nese euro do vazhdoj te ulet krahasuar dhe me lekun, normalisht qe do te ndikoje negativisht ne nivelin e eksporteve tona, por nga ana tjeter do ndikojne edhe tek ulja e kostos se mallrave qe ne importojme, e cila eshte me e madhe se niveli i eksporteve, sidomos per inputet qe perdoren per industrine. Ne kete kontekst ne kemi nje faktor pozitiv. Po gjithsesi duke pasur parasysh lidhjet e tjera qe kemi me zonen euro, sic jane te ardhurat nga emigrantet, ekuacioni behet me i veshtire per te shikuar, dhe te kerkohen me shume detaje per te dhene nje pergjigje te sakte se cfare ndodh ne ekonomi", thote Sybi Hida, deputet i PD, antar i Komisionit Parlamentar te Ekonomise. Nje zhvleresim i mundshem ashtu si per dergesat e emigranteve do te ishte nje problem edhe per turizmin. Por ne terma vjetore situata eshte ndryshe. "Krahasuar me vitin e kaluar, euroja me lekun eshte forcuar, ose me sakte leku eshte vleresuar rreth 15-16 per qind. Kjo do te thote qe me nje euro, blihet me shume leke. Kjo do te jete nje nxitje per turistet e huaj te cilet i kane te ardhurat e tyre ne euro, te vijne te vizitojne Shqiperine, sepse do te kene nje kosto me te ulet se sa kane patur vitin e kaluar", thote Hida.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›