Mbetjet urbane, ndoten ujerat e Adriatikut
Mbetjet urbane por edhe shkarkimi i ujerave te zeza ne lumenj e me pas ne det, ka bere qe ujerat e ketyre te fundit te ndoten ndjeshem. Sipas kontrolleve te bera, rezulton se ndotje ka jo vetem ne brigjet e deteve por edhe ne brendesi te tyre. Me i ndotur rezulton se eshte bregdeti i Adriatikut dhe nje pjese e Jonit, te cilet kane ne vetvete mbetje organike dhe urbane.
Ndotesit
Specialiste te cilet kane monitoruar plazhet dhe ujerat bregdetare tregojne se nje pjese e mbetjeve urbane qe shkarkohen ne det edhe nga lumenjte, kane precipituar dhe kane mbuluar edhe ne tabanin e detit, duke krijuar shtresa mbeturinash te cilat nuk mund te pastrohen me asnje metode. Gjithashtu, mungesa e trajtimit te ujerave te zeza nga impiantet ka bere qe shume zona bregdetare te jene problematike per shendetin e qytetareve. "Treguesit e sotem kane filluar te na thone qe "semundja"eshte ne Detin Adriatik dhe premisat e para jane edhe per Detin Jon. Cilesite e ujerave, demtimi i fund detit, derdhja e vazhdueshme e ndotjeve urbane te cilat dashje pa dashje grumbullohen ne det dhe kjo ben qe uji te popullohet me objekte te ndryshme plastike. Keto te fundit kane filluar te zhdukin vleren e diversitetit" ka pohuar Zamir Dedej, specialist i mjedisit. Sipas tij, sot nuk ka nje studim te mirefillte per peshqit per stokun e tyre, por perceptimi eshte bere nga mangesite qe shohin peshkataret per zenin e peshkut.
Investimet
Per nje kohe te gjate ne zonen e bregdetit ka mungese te investimeve per te siguruar mbrojtjen e faunes. Kjo ka bere qe shume specie ujore te rrezikojne zhdukjen. Specialistet e mjedisit kerkojne qe te ndalohet gjuetia e peshqve dhe e molusqeve me dinamit, pasi kjo po sjell edhe demtim te natyres. Ndertimet pa kriter ne nje pjese te madhe te bregdetit shqiptar kane sjelle ndotje te vazhdueshme te ujerave dhe reres ne keto zona.
Masat
Ndersa specialistet e mjedisit thone per nje ndotje te ujerave bregdetare, Ministria e Shendetesise ka nisur te marre masa te rrepta ne menyre qe gjate periudhes se veres te mos kete probleme shendetesore ne keto zona te mbipopulluara. Nder masat kryesore eshte klorinomi i ujit te pishinave, ujit te pijshem dhe pastrimi i plazheve. Specialistet e shendetit publik kane pohuar se nje urdhri vecante eshte shperndare ne menyre qe te kete mbrojtje te shendetit, parandalim te epidemive apo episodeve te ndryshme, intensifikimin e forcimin e inspektimit higjieno-sanitar, si dhe kontrollin per zbatimin e legjislacionit ne fuqi. "Sherbimet e Higjienes Epidemiologjise duhet qe te fuqizojne kontrollet higjieno-sanitare dhe epidemiologjike per parandalimin e shfaqjes se shperthimeve te ndryshme. Te ndiqen me perparesi problemet e kontrollit, monitorimit te ujit te pijshem, ne drejtim te dezinfektimit te tij" thuhet ne urdhrin e nxjerre nga Ministria e Shendetesise. Sipas kesaj te fundit, ky Urdher do te nxise strukturat e Inspektoratit Sanitar Shteteror dhe ato te Sherbimit te Epidemiologjise, per te intensifikuar punen, per te kryer vleresimin e situates, per te realizuar mbikeqyrjen dhe monitorimin mjedisor.
Privatet
Pervec kontrolleve ne plazhe dhe ujesjelles do te kete edhe ne subjektet private sic jane ne hotele, restorante ku do te ndiqen me kujdes problemet ne drejtim te zbatimit te rregullave te pergjithshme higjieno-sanitare ne objekt, pajisjes se punonjesve me libreze shendetesore, dhe te kujdesit qe duhet ushtruar per dezinfektimin, e mjediseve te brendshme dhe te jashtme. "Objektet tregtare, pika shitje me shumice etj., pika ambulante duhet te ndiqen me perparesi dhe njekohesisht te merren te gjitha masat e nevojshme ne drejtim te kontrollit te produkteve ushqimore" thuhet ne urdher. Sipas ketij te fundit nje vemendje e vecante do ti kushtohet edhe semundjeve me origjine ushqimore.