E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapje madheshtore per Lojerat Olimpike "Pekin 2008"

Nisin Lojerat Olimpike "Pekin 2008". Nen nje atmosfere tejet entuziaste dhe ndricimit te fishekzjarreve te hedhur nga Stadiumin Olimpik "Foleja e Zogut" gjithcka ka nisur sic ishte parashikuar. Dyert e hyrjes per ne stadium jane hapur ne oren 10:00 dhe Olimpiada e 29-te ka filluar ne oren 14:00 (21.00). Me shume se 80 udheheqes te botes ishin te pranishem ne momentin kur mijera pjesemarres prezantuan aktivitetet ne stadiumin e ri Olimpik. Siguria ne kryeqytetin kinez eshte shume e larte. Sic eshte edhe njoftuar me pare, 100 mije police dhe ushtare jane ne detyre dhe aeroporti kryesor i Pekinit do te qendroje i mbyllur gjate ceremonise. Perreth stadiumit gjate gjithe kohes ishin te mbledhur mijera njerez dhe mijera vullnetare te veshur me te bardha duke treguar se ku duhet te kalohej. Shpenzimet e Lojerave kapen shifren e 100 milione dollareve dhe 15 mije punonjes te angazhuar ne kete shfaqe si edhe 4 miliard spektator nga e gjithe bota. Ne stadiumin Nacional, i ndertuar me 24 dhjetor te 2003 deri 30 qershor 2008 dhe me 91 mije ende per tu uluar, edhe 11 mije te perkohshem, me nje siperfaqe rreth 258 mije metrash katrore dhe 45 mije tonelata hekur per strukturen e jashtme e bene kete ngjarje teper madheshtore. Ndersa platforma e skenes ne qender te stadiumit, me permasa 36 metra gjatesi dhe gjeresi 30 metra, ku ishin te pranishem 11 platforma ku disa prej tyre arrijne ne lartesine 7 metra, bene qe prezantimi dhe paraqitje skenike te ishte shume e rralle gjate zhvillimeve te "Lojerave Olimpike". Po keshtu ne qender te stadiumit ndodhej dhe nje ekran madheshtor. Per hapjen e ceremonine zyrtare u perdoren 15.513 kostume, ne 47 stile te ndryshme. Gjate shfaqjes madheshtore pati edhe hapesire muzikore prej 110 minutash te krijuar nga 18 autore posacerisht per kete eveniment. Nderkaq, provat per performancat e krijuara jane zhvilluar mbi 13 muaj me radhe, ndersa vullnetaret kane filluar provat e medha ne mars 2008. Ato zhvilloheshin ne nje ambient te hapur 50 kilometra larg stadiumit ku edhe u zhvilluar ceremonia.

Kuriozitete te Ceremonise

Fishekzjarret

287 cope ishin te vendosur mbi Stadiumin Nacional

27 cope ishin te vendosur ne zonen qendrore te stadiumit

12 cope ishin te vendosur ne zonen jashte stadiumit

29 cope ne ndertesa prane stadiumit

Ndricimi

2583 drita speciale te perdorura

300 tonelata materiale elektrike jane perdorur

80.000 sisteme per te komanduar ndricimin

Gjate zhvillimit te lojerave, pjesa tjeter pa drita

Ndersa po ndizeshin drita ne ceremonine e hapjes zyrtare, gjysma e Kines qendronin ne ankth pasi mund te perfundonin ne erresire. Per te garantuar energjine e duhur per spektaklin u pakesuar dhenie e energjise per vende e tjera. Gjysma e vendit ishin ne ankth pasi trembeshin se nuk mund te shihnin as ne televizion hapjen e ceremonise zyrtare te Lojerave Olimpike "Pekin 2008" per shkak te ndonje Black-out. Nderkohe qe ne Gangzhou i ishte komunikuar me pare popullsise se ne daten 8 deri ne 24 gusht do te jene pa energji elektrike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›