Tre 8-at me fat te kalendarit
Tre 8-at, sipas kalendarit kinez jane "Fati - Prosperiteti - Dashuria" dhe jane shume te rendesishme per nga simbolika dhe "profetizimi astrologjik". Tre 8-at, Kina i ka zgjedhur per te hapur edhe lojerat Olimpike verore, "Pekini 2008", ceremonia e te cilave u zhvilluar dje. Ne Nju Jork deri tani mbi 300 cifte, emigrantesh kinez, kane parashtruar kerkesa per lidhjen e marteses me daten 8 gusht. Ne tempujt budist sipas ritualeve te celebrimit sot zhvillohen ceremonite e marteses se qindra cifteve emigrantesh kinez, te cilet zgjodhen daten 08/08/08, diten e premte , diten e marteses. Numri i kerkesave martesore per kete dite, e cila eshte dite pune, eshte shume e madhe, krahasuar edhe me ditet me tradicionale per martesa sic jane e shtuna dhe e diela, thone zyrtaret Nju Jorkut. Sipas tyre, kjo i detyrohet grumbullimit te tre shifrave te njejta 8 - 08/08/08, diten e premte. Tre 8-at, sipas kalendarit kinez jane "Fati - Prosperiteti - Dashuria" dhe jane shume te rendesishme per te ardhmen e ketyre cifteve. Numri 8 eshte i konsideruar si numri me i favorshem per shume kultura. Dhe vecanerisht ka nje simboliket te vecante ne kulturen kineze. Teta (ba) eshte embelsia e dashurise sipas simbolikes kineze, e cila ne gjuhen fshatare - Mandarine lidhet ne menyre simbolike me prosperitetin (fa) dhe e treta eshte ftesa per martese. Entuziazmi i tifozeve te Lojerave Olimpike eshte i madh ne Pekin, nderkohe qe Kina u jep fund pergatitjeve per ceremonine e hapjes se lojerave duke i zhvilluar ato dje pikerisht ne diten e bashkimit te tre tetave - 08/08/08. Me mijera cifte kineze kane zgjedhur 08/08/08 te martohen e zhvillojne ceremonine e marteses ne tempujt budist. Prej kohesh shume cifte ne Kine e kishin parashikuar kete date ne planin e tyre per te lidhur kuroren martesore. Mijera cifte ne te gjithe Kinen si edhe banoret kinez neper bote kane perdorur pikerisht kete date per te planifikuar martesen e tyre. Emigrantet kinez gjate diteve te fundit kane preferuar te shkojne ne vendin e tyre per te zhvilluar ritualin martesor ne vendin e tyre, por ato qe nuk kane pasur mundesi e kane zhvilluar kete ne vendet ku ata jetojne.