"Hapni tenderin për kompaninë që do të vlerësojë universitetet"
Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave hapjen e tenderit për kontraktimin e kompanisë që do të testojë universitetet shqiptare. Ai ka këmbëngulur në përshpejtimin e punës për vlerësimin e standardeve të universiteteve, nga i cili nuk do të shpëtojnë as institucionet e arsimit të lartë publik në vend.
"Kryeministri kërkoi nga ministri i Arsimit kontraktimin e një kompanie e cila do të vlerësojë të gjitha universitetet publike dhe private", shprehen përfaqësuesit zyrtarë të Këshillit të Ministrave. Sipas tyre, kreu i ekzekutivit e ka cilësuar një veprim të tillë "si një detyrim madhor ndaj të rinjve dhe të rejave që shkollohen në këto fakultete". "Zoti Beja, edhe një herë kërkoj nga ju kontraktimin e kompanisë së vlerësimit të të gjitha universiteteve publike dhe private". Kështu i është drejtuar Berisha ministrit të Arsimit. Ai ka shtuar se tenderi për kompaninë ndërkombëtare që do të kryejë vlerësimin e universiteteve duhet të kryhet sa më shpejt.
"Dua të siguroj këtu, se kjo qeveri do të bëjë çdo përpjekje në të ardhmen për të zgjeruar pjesëmarrjen e sektorit privat në arsimin e të rinjve dhe të rejave në Shqipëri", premtoi Berisha duke shtuar se "cilësia është një kusht, por pavarësisht se nuk merrem me asnjë lloj paragjykimi, duhet të vlerësohen si publiket dhe privatet". Kryeministri, në fjalën e tij përpara ministrave të qeverisë, ka theksuar se këtë proces "nuk duhet ta shtyjmë sepse është e domosdoshme dhe ne e kemi linjë shumë të rëndësishme politike, pjesëmarrjen e sektorit privat në arsim dhe në këtë mënyrë nuk tërhiqemi prej saj". Sipas Berishës, pas vlerësimit do të përcaktohen hapa të tjera të rëndësishme për të analizuar me eficencë këtë qëllim. "Pra krahas njohjes, zgjerimit të kompetencave, tha ai, ne duhet të bëjmë reitingun e tyre, siç e bën çdo vend. Prandaj le të hapim sa më shpejt tenderin për të kontraktuar kompaninë që do të bëjë reitingun".
Po kështu, tre universitete publike në rrethe kanë marrë dje "Ok" për të aplikuar studimet master të nivelit të parë. Këto programe janë të vlefshme për studentët që kanë mbaruar tre vjet studime në përputhje me sistemin e Bolonjës dhe tashmë që të përfundojnë ciklin e plotë të studimeve, duhet të frekuentojnë edhe masterat dyvjeçarë. Këto duhet të ofrohen nga vetë universitetet. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Sali Berisha veçoi vendimet për hapjen e programeve të studimit master i nivelit të parë, për universitetin "Ismail Qemali", në Vlorë, atë "Fan Noli" në Korçë, si dhe "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan.