Takat, moda i lartëson gjithnjë e më shumë
Takat e holla e tepër të larta mbeten padyshim maja e preferencave për çdo femër. Janë një armë e fortë joshjeje dhe një mjet që tërheq vëmendjen e meshkujve. Gjithmonë nëpër pasarela jemi mësuar të shohim modele që sfilojnë me këpucë të larta: turbulluese, ekstreme e shumë provokuese. Ato harrojnë se në çdo çast janë të rrezikuara të bien e të pësojnë fraktura nga takat e larta prej 18 centimetrash. E në fakt një ngjarje e tillë ka ndodhur gjatë prezantimit të koleksionit të ri të "Pradës" në Milano. Por çfarë fshihet pas fenomenit "taka ekstreme"? Ajo që ndodh në botën e modës nuk është kurrë e rastësishme. Në një periudhë krize fundet shkurtohen, ndërsa takat vazhdojnë të zgjaten nga çasti në çast. Takat kanë mbushur plot 500 vjet (dhe një legjendë thotë se për të parën herë i ka veshur Mona Liza e Leonardo da Vinçit). "Natyrisht, përmasat e takave janë një lloj termometri për kohën që po jetojmë. Moda ka një plus më shumë në krahasim me ekonominë dhe sociologjinë. Arrin gjithmonë të shkaktojë reagime të thella dhe të tërheqë interesin e njerëzve", shpjegon një ekspert veshjesh dhe autori i bestsellerit "Bota asnjëherë nuk do ta dijë".
Edhe pse janë shumë të rrezikshme, stilistët vazhdojnë të dizajnojnë këpucë tepër të larta, që përveç pamjes së çuditshme dhe ekstravagancës arrijnë të reflektojnë frikë dhe ankth. "Në fakt, kur këpucët janë kaq të larta, nuk të lejojnë të hedhësh lirshëm një hap. Personi që i mban veshur mundohet të ecë me ngadalë. Këpucët e para me taka janë shfaqur në Egjiptin e Lashtë, ku njerëzit i vishnin me shollë të lartë, për të mos bërë këmbët pis nga dyshemeja e pisët", shpjegon eksperti i veshjeve. Gjithashtu takat kanë edhe një funksion tjetër: "Ta shkëpusin një grua nga realiteti dhe ta ndihmojnë të vështrojë sa më larg. Takat janë seksi. Ka diçka intriguese, shumë çoroditëse po t‘ua shohësh veshur femrave. Kur një grua mban taka, ndryshon edhe vështrimin".
Specialistët këshillojnë mbajtjen e takave nga 3-5 cm dhe theksojnë se edhe këpucët e sheshta nuk janë të këshillueshme për t‘u veshur. Këpucët me taka normale ortopedike janë shumë të mira për këmbët, sepse në këtë mënyrë kryhet normalisht qarkullimi i gjakut, ndërsa përdorimi i takave të larta mund të sjellë probleme me gjunjët dhe me shpinën.
Në vitet e pasluftës, këpucët me taka të larta ortopedike, të modifikuara e të zbukuruara edhe më shumë nga Salvatore Ferragamo, filluan t‘i bëjnë për vete femrat. E njëjta gjë ndodhi edhe me këpucët me majë dhe taka të larta, jo fort të rehatshme, por shik, të propozuara nga "Dior", së bashku me stilin e tij "New Look". "Ndërkohë që ndërtoheshin qytetet e shkatërruara nga lufta, femrat ëndërronin dhe dëshironin gjithçka që lidhej me një imagjinatë të shfrenuar", shton ai. Vitet ‘50 shënuan triumfin e takave të holla, ndërkohë që dhjetë vjet më vonë, në vite ‘60, me rritjen ekonomike takat u shkurtuan, duke u bërë njësh me tokën. "Vitet ‘70 sollën sërish në skenë takat e larta, të prezantuara nga ‘Yves Saint Laurent‘ dhe ‘Coco Chanel‘". Në vitet ‘70 moda nuk ishte shumë e larmishme. E ndërsa në Paris prezantoheshin takat e trasha e të rrumbullakëta, në Milano lartësoheshin këpucët e sheshta, të propozuara nga "Armani", të cilat preferoheshin më tepër nga femrat menaxhere. "Vitet ‘80 sollën sërish në skenë takat e larta. Sot moda ka zgjedhur këpucët ‘gjigande‘, të cilat të mahnitin po t‘i shohësh, por që është e pamundur t‘i përdorësh", përfundon eksperti i veshjeve.
Historia
Damat dhe kurtizanet
Mona Liza ishte femra e parë që veshi taka. Pas saj filluan t‘i mbanin edhe kurtizanet e asaj kohe
Luigji XVI
Edhe Mbreti i Francës e kishte ves të mbante taka. Që pas Rilindjes, takat u bënë sinonim i begatisë dhe pushtetit
Geishat
Që nga shekulli XVI, geishat mbanin shapka druri të larta, me takë ortopedike. Në Perëndim këto lloj shapkash filluan të përdoreshin në vitet ‘40
Ecja
Ecja mbi taka të larta 15-18 cm është thuajse një gjest atletik. Ja se ç‘duhet të bëjmë për të lëvizur në mënyrë të ekuilibruar:
1- mos i zvarrisni kurrë këmbët pas toke
2- mbajeni shpinën drejt
3- Hidhini me kujdes hapat njëri pas tjetrit, gjë që do të rezultojë edhe më femërore
4- Bëni hapa të shkurtër dhe të shpejtë
5- Ngrijeni mirë gjurin dhe këmbën
6- Vëreni njërën këmbë pas tjetrës, sipas ecjes tipike të modeleve
7- Shtrijeni kaviljen
8- Për të ecur në mënyrë më të sigurt përdorni muskujt e kaviljes dhe pulpës
Avantazhet e takave
Tregojnë këmbë të gjata dhe bark të sheshtë
Disavantazhet
Rrezikojnë ndrydhje të kaviljeve dhe gjunjëve
Kurioziteti
Victoria Beckham, me bashkëshortin. Ajo ka veshur një palë çizme të zeza lëkure, shumë të larta. Këtij modeli i mungojnë takat dhe siç e shihni këmba mbështetet vetëm në pjesën e përparme (një model i Antonio Berardit)
Një sandale akrobatike, e dizajnuar nga "Ferragamo", e cila i kalon 15 centimetrat
Një model i prezantuar nga "Prada". Elegante dhe shumë sensuale