Hapte dyert e shtëpive me kartë identiteti, pranga 40-vjeçarit
TIRANE - Arrestohet 40-vjeçari që hynte për të grabitur në banesat e qytetarëve duke përdorur kartën e identitetit. Dy ditë më parë nga komisariati i policisë nr.3 në Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i Arben Hysës, lindur dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi dy ditë më parë në rrugën “Maksut Drrasa” është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, pasi ka tentuar të futet në shtëpinë e një shtetase, duke përdorur për hapjen e derës së apartamentit të saj, kartën e tij të identitetit. Po gjatë ditë së djeshme nga forcat e policisë së këtij komisariati është vënë në pranga Destan Brahaj, i cili ka qenë i dehur dhe ka shkuar në banesën e gruas së tij tek zona e Bregut të Lumit dhe duke qëlluar në ajër ka tentuar që të vrasë edhe bashkëshorten e tij.
Në cilësinë e provës materiale, Brahajt iu sekuestrua edhe një automatik dhe disa fishekë. Ndërkohë, një tjetër ngjarje ka ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet. Një 60-vjeçar ka përdhunuar një të sëmurë me të meta mendore. Burime nga policia bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme është vënë në pranga Idriz Murati, i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me një të sëmurë. Mësohet se viktimë e dhunës seksuale është bërë 52-vjeçarja Mimoza G. ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)