Konflikti për pronën, nis shembja e ndërtesës, banorët grevistë përplasen me policinë
TIRANË-Situatë e tensionuar tek rruga “Margarita Tutulani” në Tiranë, ku punëtorë private po tentojnë prishjen e banesës që i është rikthyer ish-pronarit. Banorët që kanë jetuar për dekada vite aty protestojnë dhe nuk lejojnë punimet duke nxjerrë jashtë banesës, punëtorët.
Pas kësaj ëstë tensionuar situata mes banorëve dhe policisë private.
Për momentin ndërtesa 3-katëshe tek ‘Petro Nini’ nuk po prishet
Shembja e ndërtesës filloi me prishjen e catisë duke thyer disa tjegulla dhe mure, por banorët që ndodheshin në grevë kanë reaguar duke ndalur shembjen.
Tentativa për shembjen e ndërtesës 3-katëshe ka nisur prej orëve të para të mëngjesit të sotëm,
Banorët e ndërtesës të cilët janë në grevë urie prej 16 ditësh kanë njoftuar në orët e para të mëngjesit "Neës24" se "disa punëtorë privatë kanë filluar punimet për shembjen e ndërtesës, duke hequr tjegullat dhe muret anësore".
Si nisi konflikti për pronën
Mes një situate të tensionuar dhe të dhunshme, përmbaruesi privat ka nxjerrë me 25 prill jashtë një godine pranë pallatit 3-katësh në rrugën "Margarita Tutulani". rreth 14 familje, të cilat nuk kanë pranuar për asnjë moment që të braktisin banesat e tyre. 14 familjet që u nxorën jashtë nga përmbarimi të gjendur të një situatë të pashpresë familjet ndërmoren aktin ekstrem të grevës së urisë. Situata u bë edhe më problematikë në momentin që godinës i dolën pronare të reja, dy vajzat e Jakup Shalsit të sapokthyera nga Italia, të cilat vijojnë të pretendojne pronësinë mbi godinën krahas një tjetër pretendenti, që u shfaq para banorëve në nisje të konfliktit.
Banorët kanë deklaruar se kërkojnë ndërhyrjen e shtetit në këtë situatë, sepse shumë prej tyre nuk kanë ku të strehohen, pasi nuk kanë vendbanime.
Familjet janë vizituar pak ditë më parë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili u ka ofruar ndihmë për strehim. Kryebashkiaku i siguroi qytetarët se bashkia do t’u mundësojë sistemimin e menjëhershëm në banesa me qira, derisa të ketë mundësi t'i sistemojë me 3 programet për strehim: banesat sociale, kreditë e buta ose bonusi i qerasë që ofron Bashkia e Tiranës.
(d.b/BalaknWeb)