E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti për banesën tek Petro Nini, banorët ripërplasen me policinë

petro-nini-greveTiranë- Vijon ende tensioni në rrugën Margarita Tutulani mes banorëvetë një ndërtese që i është kthyer ish-pronarit të saj. Banorët janë rihedhur në protesta për të moslejuar prishjen e ndërtesës dhe kanë pasur edhe konfrontime me uniformat blu në vendin e ngjarjes.

Ndërtesa pranë gjimnazit Petro Nini Luarasi nisi të prishet, fillimisht çatia e më pas muret në orët e para të së premtes.

Ndërkohë banorët e 14 familjeve që banojnë në godinën 3-katëshe  prej 16 ditësh janë në grevë urie pasi pretendojnë se pronari ka dokumente false dhe kërkojnë ndërhyrjen e shtetit.

Disa ditë më parë në zonë mbërriti kreu i Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha i ofroi ndihmë për strehim këtyre familjeve që kanë mbetur në qiell të hapur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›