E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maltretohet 13 vjeçari shqiptar, nuk puthi kryqin

Një 13 vjeçar shqiptarë mbrëmë në Shkup është rrahur dhe prerë me thikë nga persona të maskuar.

Mësohet se bëhet fjalë për Blin Shabanin nga Çairi i Shkupit, i cili rreth orës 18.00 ishte ndaluar nga persona të maskuar dhe që pas maltretimeve psikike atij i është urdhëruar që ta puthë një kryq.

Pasi që djaloshi ka refuzuar një gjë të tillë, ai është goditur ashpërsisht me grushte dhe është gërvishtur me thikë në fytyrë.
Familjarët kanë theksuar se djali i shqetësuar ka mbërritur në shtëpi dhe me tmerrim ka rrëfyer për aktin terrorizues.

“Sipas rrëfimit të djalit tonë, atë e kanë ndaluar disa persona të rritur, me maska dhe që kanë folur në gjuhën maqedonase. Fillimisht atij i kanë kërkuar para, dhe më pas e kanë detyruar që ta puth një kryq. Pasi që djali kishte refuzuar këtë, ata kanë nisur që ta godisnin dhe se e kishin gërvishtur dhe prerë në fytyrë”, deklaroi për INA një nga familjarët Shabani.

Familjarët theksojnë se ky është sulmi i dytë ndaj djalit të tyre, dhe se denoncimi menjëherë është bërë sërish pranë organeve policore. Pas këtij akti, i mituri Blin Shabani është shtruar për shërim në Spitalin e qytetit në Shkup. MPB ka informuar se ka ndërmarrë të gjitha masat për të zbardhur aktin e tillë terrorizues dhe kriminal. Shqetësime kanë paraqitur edhe përfaqësuesit e pushtetit lokal në komunën e Çairit, duke kërkuar ndriçimin e këtij akti të dhunës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›