Haradinaj: Kosova vjen në shprehje në KS

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj edhe një herë ka lavdëruar punën e kryeministrit Hashim Thaçi.
“Mendoj se ka zhvillime të mira në Këshillin e Sigurimit sepse edhe funksioni i Kosovës vjen në shprehje”, ka thënë Haradinaj duke iu referuar pjesëmarrjes së Thaçit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.
Ndërkaq kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka qenë më kritik lidhur me veprimet e Thaçit. “Ne nuk do të përkrahim veprimet që nuk janë në përputhje me rezolutë dhe Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Mustafa duke folur për bisedimet Kosovë – Serbi./Indeksonline/