E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK në Gjilan kërkon llogari për shpenzimet e pushtetit

LDK nuk do të ndalet që të kërkoj edhe arsyeshmërinë e çdo harxhimi të mjeteve financiare të taksapaguesve respektivisht djersës së qytetarëve të komunës së Gjilanit ka thënë Vebih Salihu.

Në një konferencë për medie Vebih Salihu kryetar i komisionit për shërbime publike në LDK tha se nga raporti financiar për vitin 2012 shihet se kjo drejtori ka shpenzuar vetëm në investime kapitale shumën prej 829,718.01, ndërsa në përgjithësi ka harxhuar kjo drejtori 1,092,366.78 , në praktikë gjendja është shumë ma ndryshe dhe le mundësin e dyshimit në formën dhe mënyrën e shpenzimit të këtyre mjeteve dhe se LDK nuk do të ndalet që të kërkoj edhe arsyeshmërinë e çdo harxhimi të mjeteve financiare te taksapaguesve respektivisht djersës së qytetarëve të komunës së Gjilanit ka thënë Vebih Salihu, informon rajonipress.

Salihu tha se gjatë punës së vazhdueshme në teren është përcjellë me vëmendje puna e D.SH.P, dhe në bazë të kësaj me qellim të ngritjes së cilësisë në dhënien e shërbimeve sa më të mira taksapaguesve Gjilanas ka evidentuar të meta të shumta në punën e kësaj Qeverisje komunale në përgjithësi dhe të D.SH.P në veçanti tha Salihu i LDK-së.

“Ne si Komision Profesional jemi të brengosur si të gjithë qytetarët dhe taksapaguesit tanë në injorimin total të shqetësimeve tona të paraqitura vitin që shkoi. Në atë kohë ne me qëllim të përmirësimit të punës së kësaj Drejtorie dhe të Qeverisë Komunale patëm kërkuar më shumë argumente e angazhim seriozë të kësaj qeverisje dhe drejtorisë në fjalë në realizimin e kërkesave të qytetarëve të cilat ne veç i patëm evidentuar si LDK, dhe kemi dhënë edhe e disa rekomandime të bazuara pikërisht në këto kërkesa të qytetarëve. Përkundër të gjitha angazhimeve tona qëllimmira dhe në funksion të ngritjes së dhënies sa më të mirë të Shërbimeve Komunale për Qytetaret tanë, situata në këtë Drejtori dhe në Qeverinë Komunale është përkeqësuar edhe më tepër. Për këtë arsye ne jemi të obliguar që seriozisht dhe më fuqishëm të reagojmë në mos efikasitet të këtyre organeve Komunale” ka sqaruar Salihu./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›